Natyra ndikon në nivelet e inteligjencës

Më të rejat

Një studim i ri ka vërtetuar se rritja në një mjedis të gjelbër urban rrit inteligjencën e fëmijëve dhe ul nivelin e sjelljeve të vështira.

Analizat e më shumë se 600 fëmijëve të moshës 10-15 vjeçare tregoi se rritja e gjelbërimit për 3 përqind nëpër lagje, e ngriti rezultatin e tyre të inteligjencës me një mesatare prej 2.6 pikë. Efekti u pa në të dy zonat të pasura dhe të varfëra.

Tashmë ka prova që hapësirat e gjelbërta përmirësojnë aspekte të ndryshme të zhvillimit njohës të fëmijëve, por ky është hulumtimi i parë që ekzaminon nivelin e inteligjencës.

“Ka gjithnjë e më shumë dëshmi se gjelbërimi është i lidhur me funksionin tonë njohës, siç janë aftësitë e kujtesës dhe vëmendja,” tha Tim Nawrot, një profesor i epidemiologjisë mjedisore në Universitetin Hasselt në Belgjikë, ku u krye studimi.

Studimi, i botuar në revistën Plos Medicine, përdori imazhe satelitore për të matur nivelin e gjelbërimit në lagje, përfshirë parqet, kopshtet, pemët e rrugës dhe gjithë bimësinë tjetër. Rezultati mesatar i nivelit të inteligjencës ishte 105 por shkencëtarët zbuluan se 4% të fëmijëve në zona me nivele të ulëta të gjelbërimit kishin rezultate nën 80, ndërsa asnjë fëmijë nuk shënoi nën 80 në zona me më shumë gjelbërim.

Nivelet më të larta të ndotjes së ajrit dihet se dëmtojnë inteligjencën dhe zhvillimin e fëmijëve, stresi, zhurma e ulët dhe aktiviteti fizik dhe social në vende më të gjelbëruara ndikon në nivele më të larta të inteligjencës.

Gjithashtu një studim i fëmijëve që jetojnë në Barcelonë, botuar në vitin 2015, tregoi se hapësira më e gjelbër ishte e shoqëruar me memorie dhe vëmendje më të mirë pune.

“Unë jam gjithmonë i kujdesshëm me termin inteligjencë pasi ka një histori problematike,” tha Dr Mathew White, një psikolog mjedisor në Universitetin Exeter në Mbretërinë e Bashkuar, i cili nuk ishte pjesë e ekipit të studimit. “Por, ky studim mund të na ndihmojë të largohemi nga paragjykimi se inteligjenca është e lindur, ajo mund të ndikohet nga mjedisi. ” Tha ai.

Mathew White gjithashtu tha që ishte e arsyeshme të sugjeronte më shumë stërvitje dhe më pak stres, si arsye për rezultatet më të larta të inteligjencës, e gjithashtu “doza të mjaftueshme të natyrës”. /bbgreenkosova./

Burimi: theguardian.com

Leave a Reply