Koronavirusi ka treguar një krizë globale të ujit

Më të rejat

Për të ndihmuar në ndalimin e përhapjës së koronavirusit që ka përfshirë globin, ekspertët e shëndetit u kanë bërë thirrje njerëzve në të gjithë botën që të lajnë duart shpesh.

Por hulumtimet e fundit tregojnë se shumë njerëz nuk kanë qenë në gjendje t,indeksin ato udhëzime sepse u mungon qasja në ujë të rrjedhshëm dhe i paster.  Në fakt, një studim i vitit 2019 sugjeron që një e katërta e familjeve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme nuk kanë qasje të sigurt në ujë.

Studiuesit u kërkojnë politikëbërësve që ta ndryshojnë këtë gjendje. “Pandemia COVID-19 ka quar nevojnë urgjente për veprim global mbi sigurinë e ujit”, tha në një deklaratë bashkëautori professor David Hannah, kryetar I UNESCO-s në shkencat e ujit në Universitetin e Birmingham.  “Kjo është një e drejt themelore e njeriut që nuk përmbushet në pjesë të madhe të populates në botë , dhe COVID-19 ka bërë një thirrje zgjimi që nuk mund ta lejojmë ta injorojmë”.

Mungesa e qasjes në ujë jo vetëm që kërcnon aftësinë për të larë duart, kjo mungesë mund të krijojë një mori problemesh shëndetësore dhe të kërcënoj buj¨qesinë.  Pothuasje një e katërta e popullësisë së botës jeton në zona që janë në mungesë të ujit, dhe kriza e klimës ka ngjarë të përkeqësojë një situate jo të mire duke shkaktuar reshje më të çrregullta.  Nuk ka asnjë mënyrë të vetme për të zgjidhur këtë mungesë të ujit globalisht, sepse problemet janë të shumëfishta. 

Ka familje në SHBA të cilat nuk kanë pajisje hidraulike fare,  Kriza e klimës po shfaq probleme në të gjithë botën, mungesa e ujit do të vërhet edhe në shumë çështje. Pastaj ka problem edhe me koston, shumë njerëz përballen me fatura të papërballueshme të ujit, dhe në disa raste rrezikojnë të ndërpresin furnizimin e tyre nëse nuk i përgjigjen pagesës.

Mbi të gjitha, ka probleme me cilësinë e ujit, mungesa e masave adekuate sanitare mund t’i lënë njerëzit me ujë të papastër që mund të transmetojnë sëmundje të rrezikshme si diarre, kolera, tifo dhe poliomeliti, si dhe rreziku i konsumumit të ndotjes toksike nga plumbi në të ashtuqujturat “ përgjithmone kimikate”.

“ Disponushmëria është e nevojshme, por jo e mjaftueshme, hyrja në ujë është e nevojshme por jo e mjaftueshme pa cilësin e  ujit” , tha Sera Young, një professor i asocuar i antropologjisë dhe shëndetit global në Univërsitetin veriperëndimor dhe basgkautor  i artikullit të botuar.

Ekspertët parashtrojnë sugjerime se si liderët dhe qytetarët mund të përmirësojnë qsjen globale të ujit. Në fushën kryesore për përmirësim është infrastruktura ujore dhe teknologjitë të cilat përfshijnë përmirësimin e sistemeve globaöe të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes.

Autorët gjithashtu bëjnë thirrje për të zhvilluar mënyra më të mira për riciklim dhe riperdorim të ujërave të zeza shtëpiake dhe ujërat e shiut vecan¨risht kur furnizimi kërcënohet nga thatësirat.

Për më tepër ata bëjnë thirrje për masa globale për të vlerësuar problemet me koston e ujit në mënyrë që të gjindet zgjidhje.  Autorët e thonë se politikëbërësit do të duhet të planifikojnë të përdorin zgjidhje të përkohshme siç është shpërndarja e ujit në shishe kur ndodhin thatësirat.   Ekspertët gjithashtu kërkojnë që politikbërësit shoqëria civile të prompvojnë ndryshimin e sjelljes.  Duke filluar fushta mësmore, autorët thonë se udhëheqësit mund të ndiihmojnë popullësinë që të ruhet uji kur është e mundur.

Burimi: earther.gizmodo.

Leave a Reply