Lloji i ri i plastikës që mund të riciklohet pafundësisht
Një lloj i ri i plastikës i mban cilësitë e saj themelore kur riciklohet, dhe mund të ndihmojë në ngadalësimin e krizës klimatike.
Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve nga Kina, Arabia Saudite dhe Sh.B.A. ka krijuar një lloj të ri të plastikës që nuk i humbet cilësitë e saj fillestare kur riciklohet.
Ky studimi është botuar në revistën Science Advances. Plastika është e lehtë, e qëndrueshme edhe shumë e përdorueshme, zbulimi i plastikës ishte një zbulim shumë i madh për njerëzimin, por është përdorur në masë të madhe duke mos i ditur pasojat e saj deri sa ishte shumë vonë. Plastika nuk riciklohet mirë dhe kërkon një kohë të madhe për tu dekompozuar.
Shkencëtarët e këtij studimi kanë punuar shumë për të gjetur një lloj të ri të plastikës eko-miqësore, por duke ruajtur pikat e forta që e nxorën atë në përparësi prodhuese globale.
Plastika e re ruan monomerin origjinal pas riciklimit.
Plastika e re u zhvillua nga një acid karboksilik olefin me bazë bio, i cili ishte përgatitur në një monomer biciklik tiolaktoni me urë. Ky material i ka të gjitha cilësitë e plastikës tradicionale.
Studiuesit mendojnë se ky proces mund të përsëritet pafundësisht, dhe plastika e krijuar nuk do të humbë vetitë e saj pas riciklimit.
Kjo plastikë e re mund të ngadalësojë krizën klimatike. Për më tepër, studiuesit thanë që plastika e tyre e re mund të zëvendësojë rolin tradicional të plastikës në një numër të produkteve, të cilat mund të zvogëlojnë ndjeshëm sasinë e plastikës që ndot mjedisin global. Por të gjitha produktet që krijohen nga lloji i ri i plastikës duhet të ndahen nga materialet e tjera përpara se të riciklohen.
Derisa kriza globale e klimës vazhdon të rrisë urgjencën për çdo sektor industrial që të ndryshojë, krijimi i një plastike të re ekologjike do të ketë ndikim të madh në ngadalësimin e dëmeve në mjedisin tonë. /bbgreenkosova./
Burimi: Interestingengineering