Shtëpitë modulare ekologjike të vitit 2030
Projekti HIVE propozon shtëpi biofile, ekologjike të së ardhmes.
Si pjesë e konkursit të projektimve të Shtëpive të 2030tës të RIBA-s, Gianluca Santosuosso Design ka krijuar Projektin HIVE, një zgjidhje modulare të frymëzuar nga hojët e bletëve, për strehim të ulët të karbonit dhe energji më të ulët.
Strukturat e parafabrikuara me kornizat gjashtëkëndëshe të drurit do t’u ofrojnë banorëve një shkallë të madhe elasticiteti në rregullimin e shtëpive të tyre gjatë fazave të ndryshme të jetës.
Shtëpitë e frymëzuara nga mjalti janë gjithashtu të dizajnuara për vetë-mjaftueshmërinë e energjisë përmes burimeve të rinovueshme të energjisë dhe do të integrohen me një strategji të riciklimit të ujit që trajton në mënyrë të qëndrueshme edhe ujërat e zeza.
Projekti HIVE, që është shkurtim i ‘Human-Inclusive & Vertical Ecosystem’ është një skemë për një ekonomi rrethore që përfshin rezidencat, si dhe sistemet e gjenerimit të energjisë dhe ushqimit në vend. Ky ekosistem social promovon kohezionin social dhe rigjenerimin e natyrës duke përfshirë nevojat e jo vetëm njerëzve, por edhe të florës dhe faunës lokale.
Pra përveq projektimit i cili është shumë i mirë dhe ekologjik për neve, ky projekt rigjeneron edhe natyrën dhe nuk dëmton ekosistemin, me anë të energjisë së burimeve të rinovueshme, riciklimit të ujit dhe çdo faktori ndërtues ekologjik të tij.
Modulet gjashtëkëndore, për shkak të natyrës së tyre janë lehtë të krijueshme, kur rritet komuniteti, shtohen edhe gjashtëkëndësha të tjerë, duke imituar një koshere bletësh. Dhe në fund të ciklit jetësor të ndërtesës me energji diellore, materialet ndërtimore të biodegradueshme mund të hidhen lehtësisht ndërsa elementët e mbetur mund të ripërdoren për ndërtime të reja.
“HIVE kombinon vetitë e hojës së bletës me formën e shtëpisë arketipike dhe krijon një hapësirë të re hibride të jetesës, e cila mund të bashkojë efikasitetin e natyrës me zgjuarsinë e njerëzve,” sqaruan arkitektët.
“Ne synojmë t’i sigurojmë HIVE një spektër të gjerë të objekteve të bashkëpronësisë dhe të përbashkëta që do t’i fuqizojnë individët, familjet dhe komunitetet të jenë të vetë-mjaftueshëm, ndërsa lejojnë autoritetet lokale dhe administratën të kufizojnë nevojën për investime publike.
“Duke përdorur këto projektime, çdo pjesë e zhvillimeve tona do të jetë unik dhe i larmishëm.” /bbgreenkosova./
Burimi :Inhabitat
Foto: Gianluca Santosuosso Design