Fotografi të pabesueshme: A po korrigjohet rekordi i ri i temperaturës?

Më të rejat

Nga Lugina e Vdekjes arrijnë fotografi për temperaturë më të lartë se ajo e matur të dielën dhe e shënuar si rekord i nxehtësisë. Për çka është fjala?

Lajmi për temperaturën rekorde të matur prej 54.4°C të dielën në Luginën e Vdekjes në disa pjesë të botës u shoqërua me foto të pabesueshme me temperatura edhe më të larta të matura në të njëjtën ditë, në të njëjtin vend. Përgjigja qëndron në faktin se kjo nxehtësi ishte e padurueshme edhe për elektronikën dhe sistemit matës.

Më 16 gusht, lajmi ishte se temperatura prej 54.4°C ishte matur në Furnace Creek në Luginën e Vdekjes në ShBA, të cilën shërbimet kompetente botërore ende nuk kanë konfirmuar si rekordin e matur të temperaturës në Tokë.

Fjala është për temperaturën, e cila në Fahrenheit është 129,9°F. Por, në mesin e fotografive të agjencive gjenden jo pak të tilla të cilat tregojnë temperaturë prej 131, 132 apo madje edhe 133°F, parkatësisht 55°C.

Korrespodenti i Guardian-it nga njëri prej vendeve të banuara tradicionalisht më të nxehta në botë, shpjegon se si ka ngjarë kjo.

“Ka qenë aq nxehtë sa ekrani i madh i temperaturës ka filluar të dështojë, prandaj lajm i ditës është bërë edhe një varg shifrash madje edhe më të larta se ajo reale, prej të cilës të shkrin truri”, ka thënë Bob Henson.

Furnace Creek në Kaliforni përndryshe është vend me 24 banorë të përhershëm dhe lartësi mbidetare, përkatësisht 60 metra nën nivelin e detit.

Rekordi i mëparshëm i temperaturës, edhe më tej i vlefshëm, është shënuar në vitin 2011 në Mitribah në Kuvajt, ku atë ditë skëterrore është shënuar 53,3°C./bbgreenkosova

Burimi: The Guardian
Foto: Getty Images via AFP

Leave a Reply