Gëlltisim 50,000 grimca plastike në vit, tani dimë si t’i zbulojmë ato në indet tona

Më të rejat

“Do të ishte naivitet të besohet se plastika është kahdo rreth nesh, por jo edhe brenda nesh”, thotë Rolf Halden nga Universiteti i Arizonës

Ka kohë që shkencëtarët kanë provuar lidhjen midis depërtimit të mikro- dhe nano-grimcave të plastikës, të cilat njerëzit i thithin me frymëmarrje ose i gëlltisin, me kancerin, veçanërisht të trurit, me infertilitetin, inflamacionet, problemet me mëlçinë me zemrën. Shkencëtarët nga Arizona kanë arritur të zhvillojnë një metodë për zbulimin e këtyre grimcave në organet njerëzore.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që banori mesatar urban në Evropën Perëndimore gëlltitë dhe thithë 50,000 grimca plastike në vit. Këto janë grimca plastike në miniaturë, që hyjnë në mjedis duke u shkapërderdhur nga copat e mbeturinave plastike në mjedis.

“Do të ishte naivitet të besohet se plastika është kahdo rreth nesh, por jo edhe brenda nesh”, thotë Rolf Halden nga Universiteti i Arizonës për “Guardian”-in, i cili bashkë me kolegët e tij kanë gjetur mënyrën për detektimin e plastikës në trupin e njeriut.

Në hulumtimet e tyre, ata përdorën 47 mostra nga mushkëritë, mëlçia, shpretka dhe veshkat, të cilat i morën nga një klinikë sëmundjesh neurodegjenerative. Metoda e tyre është treguar të jetë në gjendje të zbulojë mikroplastikë në të gjitha indet, si dhe kimikate si bisphenoli A, atë që prodhuesit shpesh tnë paketim theksojnë se fjala është për një produkt “pa BPA”.

Bashkëpunëtori i studimit dhe kolegu nga universiteti i Haldenit, Varun Kelkar tha se shkenca nuk ka zbuluar akoma shumicën e pasojave të akumulimit të mikropartikteve plastike në indet e njeriut, gjë që është një pasojë e drejtpërdrejtë e faktit se mjekësia deri më tash nuk ka pasur mënyra të besueshme për të zbuluar këto grimca jo të degradueshme në inde.

“Pasi të kemi kuptuar më mirë se çfarë ka në inde, atëherë do të mund të bëjmë studime më të mira epidemiologjike për të parë se cilat janë pasojat. Kështu mund të kuptojmë më mirë rrezikun e mundshëm për shëndetin,” tha Kelkar.

Bashkëpunëtori i tyre Charles Rolsky tha gjithashtu se njerëzimi “brenda disa dekadave” ka kaluar rrugën nga shkatërrimi i qeseve plastike deri te njohuria se sa kërcënuese janë ato.

Grimcat plastike më të vogla se 5 milimetra dhe nano-grimcat më të vogla se 0.001 milimetra konsiderohen mikroplastikë.

Shkalla në të cilën ato përbëjnë kërcënim për shëndetin tregohet, ndër të tjera, nga fakti se ka një ekspozim në rritje të grimcave plastike, madje edhe në dhuruesit e organeve.

Shkencëtarët paralajmëruan se shumë shpejt do të përgatisin dhe publikojnë falas në internet metodën e tyre revolucionare për nxjerrjen e plastikës nga indet, d.m.th. për matjen e pranisë së plastikës në inde./bbgreenkosova

Burimi: The Guardian
Foto: Sciencefocus

Leave a Reply