Shenjëzohen rezervatet strikte të natyrës

Më të rejat

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, ka bërë shenjëzimin e Rezervateve Strikte në dy parqet kombëtare, “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”, që janë pjesë e listës së zonave të mbrojtura në Kosovë.

“Duke marrë për bazë rëndësinë që kanë Rezervatet Strikte të Natyrës për mbrojtën e vlerave natyrore, ekosistemeve të rralla dhe llojeve të veçanta të florës dhe faunës, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMM), konkretisht Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës (IKMN), gjatë vitin 2020, në kuadër të projektit për shenjëzimin e zonave të mbrojtura ka bërë shenjëzimin e Rezervateve Strikte, që janë pjesë e listës së zonave të mbrojtura në Kosovë”, thuhet në kumtesën e AMM-së.

Projekti është realizuar në rezervatet strikte që shtrihen në dy Parqet Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”, si dhe në pjesëtë tjera të territorit të Kosovës, përfshirë edhe pjesën veriore të vendit dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë që ka mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë natyrore përmes vendosjes së njoftimeve zyrtare në këto zona për publikun e gjerë dhe për vizitorët e turistët.

Përndryshe Rezervatet Strikte të Natyrës janëzona të tokës ose ujit të pandryshuara ose shumë pak të ndryshuara dhe janë të dedikuar ekskluzivisht për ruajtjen e natyrës së paprekur, hulumtimeve shkencore të lëmisë biologjike, përcjelljen e gjendjes së natyrës si dhe arsimimit në rastet kur nuk e rrezikojnë zhvillimin e lirshëm të proceseve natyrore.

Bazuar në kriteret e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – IUCN-së, Rezervatet Strikte hyjnë në kategorinë e parë të mbrojtjes.

Rezervatet Strikte të shpallura në Kosovë, kanë vlera të shumta dhe çdo dëmtim i tyre mund të jetë i pakompenzueshëm. Prandaj, mbrojtja e tyre është shumë e nevojshme, sepse vlerat e tilla janë të rëndësishme jo vetëm për faktin se paraqesin bazën e informatave shkencore, por edhe për aspektet kulturore dhe historike./bbgreenkosova

Burimi: AMM
Foto: IKMN

Leave a Reply