Viti i kaluar njëri ndër më të nxehtit qëkur bëhen matjet, nga mesi i 1800-ave

Më të rejat

Viti i kaluar ishte një nga tre më të ngrohtët që nga fillimi i matjeve, i shoqëruar me shkrirjen e akullnajave, ngritjen e niveleve të detrave dhe zjarret e pyjeve, valët e nxehtësisë dhe thatësirën, njoftuan shkencëtarët në Buletinin e Shoqatës Amerikane Meteorologjike (BAMS).

Raporti vjetor i klimës së BAMS-së, i mbështetur nga 528 shkencëtarë të klimës nga 61 vende, deklaron se vetëm viti 2015 dhe 2016 ishin më të ngrohtë se 2019, bazuar në matjet e bëra që nga mesi i viteve 1800.

Çdo dekadë që nga viti 1980 ka qenë më e ngrohtë se ajo e mëparshmja, ndërsa ajo e fundit nga 2010 deri në 2019 ishte rreth 0.2 gradë Celsius më ngrohtë në botë sesa periudha e mëparshme (2000-2009).

Në vitin 2019, për vitin e 32-të radhazi, masa e akullnajave malore u ul, temperaturat e liqenit ishin mbi mesataret afatgjata dhe temperatura e permafrostit vazhdoi të rritet.

Në vitin 2019, niveli mesatar global i detit vendosi një rekord të ri për vitin e tetë radhazi, duke arritur 87.6 milimetra mbi mesataren e vitit 1993 kur filluan matjet satelitore, me një rritje vjetore prej 6.1 milimetra që nga viti 2018, sipas këtij raporti.

Emetimet e gazrave serë që kanë kontribuar në ndryshimin e klimës dhe ndotjen janë rritur. Emetimet e dioksidit të karbonit u rritën me 2.5 pjesë për milion (ppm), oksid azoti me 1 grimcë për miliard (ppb) dhe metan me 9.2 pjesë për miliard, thuhet në raport.

Emetimet e gazrave serë që kanë kontribuar në ndryshimin e klimës dhe ndotjen janë rritur. Emetimet e dioksidit të karbonit janë rritur për 2.5 grimca për milion (ppm), oksidi i azotit me 1 grimcë për miliard (ppb) dhe të metanit me 9.2 pjesë për miliard, konstaton raporti.

“Një numër i madh i ngjarjeve ekstreme si zjarret në pyje, valët e nxehtësisë dhe thatësirat janë të paktën pjesërisht të lidhura me rritjen e temperaturave globale,” thotë Robert Dunn nga Shërbimi Meteorologjik Britanik, i cili ishte i përfshirë në hartimin e raportit.

“Rritja e temperaturave globale është e lidhur me një tregues tjetër klimatik: rritjen e mëtejshme të emetimit të gazrave serrë, veçanërisht dioksidit të karbonit, oksideve të azotit dhe metanit.”

Ka presion në rritje ndaj qeverive për të bërë më shumë për të kufizuar emetimet dhe për të rritur shanset për të kufizuar ngritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius, një qëllim i vendosur në Marrëveshjen e Klimës Oari 2015./bbgreenkosova

Burimi: Hina, BAMS
Foto: Pixabay (ilustrim)

Leave a Reply