Dëllinja, e çmuar për vetitë shëruese dhe pijen me aromë ballsamike

Bimët

Dëllinja, apo gëllija, siç e quajnë në veri (Juniperus communis), e cila ka e shumë veti shëruese, përdoret edhe për përfitimin e vajit eterik dhe rakisë së dëllinjës.

Pamje bimës dhe vendbanimi.– Dëllinja rritet pakashumë si dru gjethmbajtës, vertikal. Gjethet i ka gjilpërore, të cilat qëndrojnë nga tri në vertebër, ndërsa në sqetull të gjeteheve, në prill dhe në maj, paraqiten lulet njëgjinore. Po të njëjtin vit zhvillohen edhe frutat, të cilat atë vit mbeten të gjelbër. Piqen vetëm vitin tjetër, në vjeshtë, kur bëhen me ngjyrë mavi të mbyllët, gati të zi. Fruti është bathë e mishme e ngjashme me bathëzën, me tri fara me diametër 7 deri 9 mm, të mbuluara me luspa.

Dëllinja paraqitet nëpër vende kondrinore, bjeshkë dhe brigje.

Piçet vetëm në vitin e dytë: Fruti i dëllinjës (Foto: Wikipedia)

Droga. – Fruti i dëllinjës (Juniperi fructus)

Fruti i pjekur mblidhet prej vjeshte deri në dimër. Nën dru vendoset qilimi dhe frutat shkunden me shkop me kujdes. Nuk duhet goditur fort për të shkundur edhe frutet e verdha.
Fruti i dëllinjës më së shpeshti thahet në vend të ajrosur, i shtrirë në vend të thatë në shtresë të trashë 15 cm. Gjatë tharjes droga duhet të përzihet shpesh me lopatë sepse mund të nxehet dhe të bëhet fermentimi i pjesërishëm, duke humbur vajin eterik dhe sheqerin.

Pre 2 deri 3 kg frutash të njomë fitohet rreth 1 kg frutash të tharë,

Frutat e thara shoshiten, me ç’rast largohen shtresat e lehta të thata të frutave të vjetër, të papjekur, gjetheve etj. Fruti i tharë është i shkëlqyeshëm, me ngjyrë gështenjë të errët, me aromë ballsamike. Së pari ka shije të ëmbël, pastaj aromatike të hidhur.
Nëse fruti do të përdoret për përfitimin e rakisë dhe për destilimin e vajit eterik, atëherë s’duhet të thahet, për të përpunohet menjëherë pas vjeljes.
Droga paqetohet në thasë të ngushtë ose në thasë natron të katërfishtë dhe ruhet të vend të thatë e të ajrosur.

Përbërja kimike dhe përdorimi. – Përbërësi kryesor i drogës është vaji eterik, pastaj në drogë ka edhe deri 40% sheqer, pastaj rrëshqirë, tanine etj.

Dëllinja përdoret si shtesë çajave për shërimin e organeve të urinës, si mjet për largimin e urinimit, për djersitje. Jipet edhe për përforcimin e lukthit, kundër reumatizmës dhe cermës (gihtit). Sasi më të mëdha të drogës shpenzohen për destilimin e vajit eterik dhe për përfitimin e rakisë së dëllinjës./bbgreenkosova

Burimi: Literatura profesionale
Foto: BB Green Kosova
, Wikipedia

Leave a Reply