Kompania e cila me anë të bakterieve e rregullon problemin e ndotjes së ujit
Colorfix është ngjyrosës i rrobave, i cili me anë të pigmenteve të bakterieve rregullon ndotjen e ujit.
Në vitin 2013, një ekip i shkencëtarëve të Universitetit të Kembrixhit shkuan në Luginën Kathmandu të Nepalit, duke zhvilluar një pajisje të re për të matur ndotjen në ujërat e rajonit, dhe gjatë intervistave me banorët e zonës shkencëtarët mësuan se mbeturinat nga fabrikat e tekstilit po kontaminojnë ujërat.
“Ne u tronditëm”, thotë Orr Yarkoni, një nga studiuesit në ekspeditë. Shkencëtarët analizuan ujin dhe gjetjet e tyre përputheshin me ato që thanë vendasit, shumica e kimikateve të rrezikshme vinin nga industria e tekstilit.
Nepal është një nga vendet me sasi më të madhe të ujit në botë, por ndotja e ujit është një problem i madh. Më shumë se 85% e popullsisë nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt. “Kjo ndjesi e të mos pasurit ujë të sigurtë për tu pirë, është diçka që asnjë njeri nuk duhet ta ketë në këtë ditë dhe vit,” thotë Yarkoni.
“Kur kuptuam se shumë ndotje vijnë nga diçka aq e thjeshtë sa vendosja e ngjyrës në rrobat tona, ne menduam se duhet të ketë një mënyrë më të mirë”, tha ai.
Tre vite më vonë, ky mendim nxiti Yarkonin dhe dy kolegët e Universitetit të Kembrixhit, Jim Ajioka dhe David Nugent, që së bashku të krijonin Colorifix e cila është një mënyrë të re për të ngjyrosur rrobat por që nuk do të dëmtojnë planetin. Yarkoni kishte thënë se teknologjia që ata kanë zhvilluar eliminon nevojën për kimikate toksike. Ai gjithashtu përdor deri në 90% më pak ujë dhe deri në 40% më pak energji sesa procesi i ngjyrosjes konvencionale.
Sot, industria e ngjyrosjes përdor më shumë se 8,000 kimikate duke përfshirë squfurin, arsenikun dhe formaldehidin, të cilët janë të dëmshëm për jetën e egër dhe për shëndetin e njeriut.
Colorifix, prodhon ngjyra që frymëzohen nga “projektet e natyrës”. Por teknologjia nuk buron pigmente drejtpërdrejt nga bimët ose kafshët, si metodat tradicionale të ngjyrosjes natyrore. Yarkoni thotë se Colorifix u krijon pigmentet duke përdorur kodin gjenetik të marrë nga bimët, ndër të tjera kopjon proceset e natyrës në një mjedis laboratori, duke përsëritur “mesazhin e ADN” i cili kodon ngjyrën në një organizëm.
Yarkon dhe partnerët e tij vendosën të shfrytëzojnë aftësinë e ndryshimit të ngjyrave të baktereve për të krijuar mënyrën e re të ngjyrosjes së rrobave. Colorifix fut informacionin gjenetik që drejton procesin e krijimit të ngjyrave në një qelizë bakteriale, bakteriet ushqehen me sheqer dhe azot në një makinë fermentimi, ku qelizat shumohen në numër, secila duke bërë më shumë pigment.
Ndërsa industria konvencionale përzien ngjyrat kryesore për të krijuar ngjyrat e tjera, Yarkoni thotë se Colorifix bën pigmente “të vërteta”. “Kështu, për shembull, vjollca jonë është një vjollcë e vërtetë, jo një përzierje blu dhe e kuqe”.Tha ai. Colorifix ka zhvilluar 23 ngjyrime deri më tani.
Por colorifix nuk është e vetmja kompani që përdor bioteknologjinë për të krijuar ngjyra të qëndrueshme. Firma gjermano-izraelite Algalife gjithashtu po krijon ngjyra jo toksike me anë të algave.
Colorifix tashmë është në kërkesë të lartë, Yarkoni thotë se që në fillim ka shumë klientë dhe kërkesa dhe ka tërhequr mbështetje nga shumë firma, përfshirë H&M.
Kompania gjithashtu nisi provën e parë industriale në një ngjyrosje në Portugali muajin e kaluar, Yarkoni thotë se ai është i sigurt se zgjidhjet bio-projektuese do të ndihmojnë vendosjen e industrisë së modës në një rrugë më të mirë për mjedisin tonë. “Unë me të vërtetë besoj se në të ardhmen, një pjesë shumë e madhe e industrisë sonë do të bazohet në këto parime biologjike.” /bbgreenkosova./
Burimi: cnn.com
Foto: Colorfix