Ndikim i vogël i karantinës në ngrohjen globale
Rënia dramatike e gazrave serrë dhe emetimet e ndotësve të ajrit gjatë karantinës do të kenë ndikim të vogël në ngrohjen globale, thonë shkencëtarët.
Analizat e fundit tregojnë se deri në vitin 2030, temperaturat globale do të jenë vetëm 0.01 gradë më të ulëta nga sa pritej.
Por, autorët tregojnë se rimëkëmbja e natyrës mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në parashikimet afatgjata.
Një impuls i fortë jeshil mund të mbajë rritjen e temperaturës në 1.5 gradë deri nga mesi i këtij shekulli, shkruan BBC.
Studimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu ndryshime në emetimet e gazrave serrë pasi sistemi i transportit ngeci si pjesë e masave kundër pandemisë se koronavirusit.
Emetimet globale ditore të karbonit ranë 17 përqind në kulmin e krizës.
Studimi i ri plotëson ato të dhëna, duke përdorur të dhëna nga Google dhe Apple për lëvizjet globale të popullsisë.
Ekipi i drejtuar nga prof. Piers Forster i Universitetit të Leeds ka llogaritur sesi ndryshuan dhjetë gazra dhe ndotës të ajrit nga shkurti në qershor 2020 në 123 shtete.
Ekspertët zbuluan se ata ranë më së shumti në prill. Dioksidi i karbonit, oksidet e azotit dhe emetimet e tjera janë më të vogla se dhjetë deri në 30 përqind globalisht, kryesisht për shkak të mbylljeve të trafikut.
Por, hulumtimet e reja tregojnë se rënia në disa gazra serrë ka zhdukur efektin e të tjerëve në drejtim të ngrohjes globale.
Oksidet e azotit nga transporti zakonisht ngrohin atmosferën. Ata kanë rënë 30 përqind, si edhe dioksidi i squfurit, i cili formohet kryesisht nga djegia e qymyrit.
Lëshimi i këtij gazi ndihmon për të formuar një aerosol që pasqyron rrezet e diellit përsëri në hapësirë dhe kështu ftoh planetin.
Kjo përmbysje e efekteve, e kombinuar me kufizime të përkohshme për shkak të pandemisë, do të thotë se efekti në ngrohjen globale deri në vitin 2030 nuk do të ndihet fare, theksojnë shkencëtarët.
“Ndërsa ndryshimet e përkohshme po ndihmojnë, emetimet e dioksidit të karbonit duhet të zvogëlohen përgjithmonë për t’u reflektuar ngrohjen globale,” tha Forster./bbgreenkosova
Burimi: BBC
Foto: Science