
Evakuohet tërsisht fshati Italian—Shkaku: Rritja e teperaturave kërcnon shembjen e akullnajave të alpeve
Në ditën e enjte një basjki në Alpe urdhëroi banorët të të evakuohen për shkak se në Mont Blanc një akullnajë kërcnon të shembet për shkak të temperaturave të larta.
Në Luginën e Aostës, komuna e Courmayeur ka porositur dhjetra banorë dhe tursit që të evakuohen nga një zone e madhe për shkak të një rreziku të larte të një orteku ku nuk përjahstohet rrëzimi ramja e tij. Disa rrugë janë mbyllur dhe hyrja për këmbësor është rreptësisht e ndaluar. Dhe kjo zone është e njohur për hiking në sezonin veror.
Zyrtarët lokalë sqaruan në një dekret të urdhrit se një copë akulli prej afro 500 mijë metër kub është në prag të shkëputjes nga Glacier Planpincieux. Dhe një qendër lokale sportive do të përdoret si një strehim i përkohshëm.
Dekreti, i cili paralajmëron për pasoja juridike ndaj atyre që e kundërshtojnë atë, do të jetë në fuqi “për të paktën tre ditë”.
Mërkuri në Courmayeur, i cili ndodhet 2,000 metra mbi nivelin e detit, pritej të ngjitej në 17 ° të enjten pasdite dhe 19 ° C të Premten pasdite. Temperaturat prej 4 ° C dhe 5 ° C ishin parashikuar ndërkohë në lartësi prej 4,000 m.
Franca, e cila ndan Mont Blanc me Italinë, do të përjetojë një valë të nxehtë në ditët e ardhshme me temperatura deri 39 ° C që priten të Shtunën në lindje të vendit. Kjo vjen pasi vendi regjistroi korrikun e tij më të thatë në më shumë se 60 vjet, me merkur 0,9 ° C më të lartë se mesatarja.
Sipas Qendrës Kërkimore për Ekosistemet Alpine (CREA), gjatë rrjedhës së shekullit të 20-të, temperaturat në Alpet Europiane janë rritur me 2 ° C – më e lartë se mesatarja franceze e + 1.4 ° C dhe dyfishi i rritjes së regjistruar në hemisferën veriore. Në shtator dhe tetor 2019, një copë 250,000 metër kub i Planpincieux Glacier kërcënonte të shembej.(EN)
Burimi: SCAN