Pse shkencëtarët po kërkojnë për jetë në ‘Oqeanet aliene’

Më të rejat

Kevin Peter Hand, i cili drejton NASA’s Ocean Worlds Lab, shpjegoi gjatë një interviste për ato që ai i quan “oqeane aliene” në botët e largëta me ujëra, si hëna e Jupiterit Europa, Hëna e Saturnit, Enceladus ose Triton.


“Ne kemi hipoteza të shumta për mënyrën sesi lindi jeta në Tokë”, thotë Hand. “Për shembull, ajo mund të ketë origjinën në kanalet hidrotermale të oqeanit tonë, ose mbase ka origjinën nga shkarkimi i shkëndijëve nga rrufeja në atmosferë dhe precipitimi i komponimeve organike të ngjitura së bashku për të formuar jetën … Por asgjë nuk e ka vërtetuar deri tani nga laboratori

Europa, Enceladus dhe Triton janë vetëm tre nga mbi 200 hënat në sistemin tonë diellor. Por ato janë hëna të veçanta. Ato kanë mjedise ujore të lëngshme, nën sipërfaqe – të njohura edhe si oqeane nën sipërfaqësore, që gjenden brenda një mbështjellësi të akullit.

“Këto janë oqeane të lëngshme të mbuluara me akull,” thotë Hand. “Dhe nëse shkojmë në Europë ose Enceladus, në këto botë ku mund të ekzistojnë burime hidrotermale, por aty ku nuk ekzistojnë kontinentet, dhe nuk ka atmosferë, dhe nëse do të gjenim jetë, kjo pothuajse me siguri do të tregonte për një origjinë të jetës në burimet hidrotermale edhe në tokën tonë.”

Dhe kjo atëherë mund të na tregojë më shumë rreth jetës në Tokë.

Burimet hidrotermale në tokë gjenden në thellësi ekstreme prej rreth 6.000 kilometrash (3.728 milje) në vende të gjera nën sipërfaqen e oqeanit. Jo shumë kohë më parë, në ato vende besohej të ishin shumë të errëta për të ekzistuar ndonjë jetë. Por, përmes hulumtimeve oqeanografike dhe perspektivave tregtare, tani e dijmë se në ato burime ka jetë mikrobesh.

“Nëse do të gjetnim jetën në vrimat hidrotermale në këto hëna, të paktën do të kishim një pikë tjetër të të dhënave,” thotë Hand. Falë Galileos, thotë Hand, ne e dimë se ligjet e fizikës funksionojnë përtej Tokës. Pra, gjithashtu, me parimet e kimisë dhe gjeologjisë.

“Pra, nëse gjejmë jetën në këto botë, ato do të përfaqësojnë një origjinë të veçantë, të pavarur të jetës dhe, si të tilla, që do të na tregojnë për larminë e jetës, jo vetëm në sistemin tonë diellor, por në univers si një tërësi. Fokusi i tij tani për tani është hëna e Jupiterit, Europa. Një nga projektet e tij aktuale është misioni Europa Clipper, i cili do të performojë rreth 45 të ashtuquajturat “flybys” të hënës.

Do të ketë një radar depërtues të akullit në bord, dhe spektrometra që mund të “shijojnë” çdo pllakë që shpërthen nga Europa. “Do të fluturojnë nëpër pllaka dhe do të kapin një pjesë të këtij materiali, në mënyrë që ta analizojmë direkt. Kjo do të jetë fenomenale,” thotë Hand.

Ndërkohë, Programi Discovery i NASA-s ka dy misione të mëtejshme të hënave së sistemit diellor të jashtëm që janë në shqyrtim. Një nga ato misione quhet Trident. Dhe nëse është zgjedhur për të ecur përpara, misioni do të hetojë hënën e Neptunit, Triton.

“Shpresoj se ndoshta 400 vjet nga tani pasardhësit tanë do të jenë në gjendje të tregojnë për risitë dhe zbulimet që ne kemi bërë “. Tha Kevin Hand. /bbgreenkosova./

Burimi: Ecowatch.com

Leave a Reply