Hong Kongu në mbrojtje të shkëmbinjve koralorë
Gati një miliardë njerëz varen prej tyre si burimi kryesor i proteinave, dhe shkëmbinjtë koralorë mbrojnë si brezin bregdetar ashtu edhe infrastrukturën
Një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Hong Kong-ut bëri shtypjen e parë 3D të “pllakave të koraleve” nga terrakota, në mënyrë që të ruaajnë shkëmbinjtë koralorë që po zhduken gjithnjë e më shumë në detin afër Hong Kongut. Të parat të ashtuquajtura pllaka u vendosën në mes të korrikut.
Ata vendosën 128 pllaka koralesh, me çka mbuluan 40 metra katrorë, në tre vende në zonën ku koralet ishin zhdukur plotësisht. I gjithë projekti filloi në vitin 2016, njoftoi Hong Kong Free Press.
Një nga tre projektet për instalimin e pllakave terrakote në ishullin e Hënës jo shumë larg Hong Kong-ut u shkrinë aq shumë sa shkëmbinjtë koralë u kthyen në rërë. Duke pasur parasysh çrregullimin e rëndë, studiuesit donin t’i ripërtërijnë koralet, duke ruajtur njëkohësisht biodiversitetin lokal.
“Shpresa jonë është që koralet tona të mbjella do të jenë në gjendje të rriten aq shumë sa të mund të jenë të qëndrueshëm, dhe të krijojnë mjedisin e tyre natyror”, tha njëri nga punëtorët e projektit.
Ekipi deklaroi që piedestali i tarrakotës përfundimisht do të zhduket dhe nuk do të jetë më i nevojshëm për zhvillim.
Ekipi do të monitorojë çdo tremujor të gjitha vendet ku janë hedhur themelet terrakote, duke mbledhur informacionin e nevojshëm për biodeversitetin dhe zhvillimin e koralit.
Edhe pse, në fazat e tij fillestare, ky projekt nuk ka marrë ende konfirmim pozitiv, ndërsa një shkencëtare vendore thotë se do të inkurajojë studiuesit nga qytetet e tjera për të ruajtur dhe rivendosur shkëmbinjtë e tyre koralorë lokalë.
“Nëse ne mund ta bëjmë këtë në Hong Kong, atëherë kryeqytete të tjera botërore mund ta bëjnë atë”, tha ajo.
Shkatërrimi i koraleve do të ketë pasoja shkatërruese për njerëzimin. Gati një miliardë njerëz varen prej tyre si burimi kryesor i proteinave, dhe shkëmbinjtë koralorë mbrojnë si brezin bregdetar ashtu edhe infrastrukturën, domethënë zhdukja e tyre mund të rrezikojë edhe sigurinë dhe qëndrueshmërinë e vendbanimeve bregdetare./bbgreenkosova
Burimi: Hong Kong Free Press
Foto: Shutterstock