Bill Gates paralajmëron se numri i të vdekurve nga ndryshimet klimatike mund të tejkalojnë COVID-19

Më të rejat

Në vitin 2015 Bill Gates parashikoi që një katastrof do të godas të gjithë botën, i gjithë planti do vuaj nga mikrobet dhe për fat të keq ai e kishte fjalën për situatën e në të cilën po kalon e gjithë bota nga koronavirusi.

Të martën Gates puplikoi një postim në blog në lidhje me sfidën tjetër të madhe që do të përballet njerëzimi: Ndryshimin e klimës dhe të gjithë duhet të dëgjojmë dhe të marrin një faqe nga libri i tij.

Edhe pse COVID-19 është duke goditur fort planetin për momentin, Gates paralajmëron të jemi vigjilent ndaj efekteve të ndryshimit të klimës, pasi ajo do të ketë një ndikim edhe më të keq se virusi në planin afatgjatë.

Mesazhi i Gates është i thjeshtë, një përpjekje e përbashkët: Tani është koha për të përshpejtuar përpjekjet për të frenuar rezultatet e ndryshimit të kilmës. Planeti po kalon një moment krize me rezultate të tmerrshme për miliona njerëz nëpër botë, dhe Gates na nxit që të vazhdojmë të shikojmë drejt të ardhmës.

Sipas postimit të Gates, disa njerëz po deklarojnë se do ketë rënie dhe ngadalësim të ekonomisë në të gjithë botën për shkak të COVID-19.

Gate deklaroi me padurim: “Nëse doni të kuptoni llojin e dëmit që do të shkaktojë ndryshimi i klimës, shikoni COVID-19 dhe përhapjen, dhimbjen gjatë kësaj peridhe dhe sa do zgjas. Humbja e jetëve dhe ekonomisë, mjerimin që u shkaktua nga kjo pandemi është në përpjesëtim me atë që do të ndodhë rregullisht nëse nuk eliminojmë emetimet e karbonit në botë”.


Sipas llogaritjeve të tij, të gjitha të publikuara në blogun e tij, deri në vitin 2060 ndryshimi i klimës do të ketë vrarë po aq njerëz sa COVID-19, dhe deri në vitin 2100 do të jetë pesë herë më vdekjeprurëse. 

 Këto janë numra të vështirë për tu menduar dhe një realitet i vështirë për t’u përballur, por një gjë që duhet të marrë parasysh se Gates na nxit të merremi tani me këtë.
Koha për të filluar është tani.

Do të kërkojnë dekada për çdo ndryshim dhe ndikim që të ndodhë siç duhet, kështu që tani është koha për të filluar procesin. Duke pasur parasysh parashikimet e kaluara të Gates për pandeminë tonë dhe mendimet e tij për një shpërthim të tillë që ndodh çdo 20 vjet, mbase duhet të kemi parasysh këshillat e tij.

Burimi: interestingengineering
 

Leave a Reply