U ndërtua këndi i lojërave, ku fëmijët mund të luajnë sigurt gjatë pandemisë
Dy arkitektët gjermanë, Claudio Rimmele dhe Martin Binder, shpikën një dizajn për një shesh lojërash i cili është i sigurt për fëmijët gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.
Kombinuan mbiemrat e tyre për të krijuar atë që ata e quajnë Rimbin, një shesh lojërash ku fëmijët mund të mbajnë distnaccën sociale, ndërsa luajnë akoma me njëri tjetrin. Emri është gjithashtu një kombinim i fjalëve rim, që do të thotë buzë dhe bin që do të thotë enë. Një referenc për pjesët e izoluara të këndit të lojërave.
Ata kombinuan përvojnë e tyre të veçantë në dizajn dhe psikologji për të kuptuar këtë metodë që ffëmijët të jenë në gjendje të luajnë dhe të mbajnë lidhje sociale.
William Schaffner profesor i mjekësisë parandaluese në Universitetin e Vanderbilt thotë se “ Ky virus kërkohen që njerëzit të qëndrojnë brenda, që t´i shmangen kontaktit ballë për ballë, por deri më tani studimet kanë zbuluar se transmetimi jashtë është i rrallë , por jo i pamundur.
Rimbin është jashtë, dhe i mban fëmijët në një distancë të sigurt, duke bërë të mundshme daljën e fëmijëve të cilëtët mbyllën në shtëpi.
Çdo fëmijë ka një platformë të veçantë për të luajtur, e cila është një distancë e sigurt nga të tjerët. Për të siguruar që çdo platformë është e zënë vetëm nga një fëmijë, secili ka vetëm një rrugë hyrjeje, ndërsa fëmijët ende mund të shohin dhe dëgjojnë njëri tjetrin.
Rimbin merr idenë themelore për një kënd lojrash, një zonë në natyrë, ku fëmijët mund të përdorin imagjinatat e tyre dhe të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, dhe është i sigurt ndaj kontaktit të afërt dhe frikës ndaj virusit.
Burimi: Business Insider