Betoni vetëriparues

Më të rejat

Përbërja është ekologjike zvoglon prodhimin e gazërave serë, kjo formë e re e betonit ka në përdorim mikrofibrat në vendin e copëzave të trash të rërës dhe zhavorit nga ajo përzirja tradicionale  e çimentos.

Janë disa fije qe lejojnë që përzirja të përkulet me thyrjen minimale , çarjet  priren të jenë më pak se 50 mikron të gjëra . E kur këto çarje të vogla formohen, betoni i thatë thith lagështin nga ajri. Dhe kur betoni plas ai fillon bëhet më i butë  dhe përfundimisht masa “rritet”  deri sa plaga të mbushet.

Njëkohësisht jonet e kalciumit  brenda plasaritjes  thithin lagështinë së bashku me dikosidin e karbonit nga ajri. Ky reagim formon një material karbonat kalciumi i cili është i ngjashëm me materialin që gjendet në guska deti.  E gjithë kjo rinobon forcën e betonit të plasaritur.

Pra ngërtësia e betonit tradicional formon çarje të mëdha që arrijnë të degradojnë seriozisht integritetin e strukturave të rëndësishme.  Dhe për këtë duhet të merren masa nga jasht për të rinovuar këtë dëmtim të cilat edhe kushtojnë mjaftë shtrenjët.

Ose ndodh e kundërta që masa e dëmtuar nuk mund të riparohet mund të shkohet deri në prishjen e strukturës dhe në rindërtim që zgjeron punët dhe kohën. Ndërsa forma e re e betoni zvogëlon koston kohën dhe kursen riparimin e strukturës për gjatë gjithë jetës.

Vetë-shërimi dhe vetë-rregullimi është një temë e zakonshme në sistemet biologjike nga pemët në lëkurën e njeriut. Sa më pak e rëndë të jetë dëmtimi i një organizmi, aq më e lehtë është që organizmi ta rregullojë veten dhe që riparimi të jetë i fortë dhe i qëndrueshëm. Këto përbërje të çimentuar të inxhinierizuar imitojnë sistemet natyrore në strukturën e tyre duke minimizuar dëmtimin kur ato ndodhin, gjë që çon në aftësinë për të riparuar veten shpejt dhe në mënyrë efektive.

Kjo formë e betonit nga ajo tradicionaalja, shpëton ndotjen, përkeqësimin e strukturavve të betonit, konsumimi e energjisë. Burimi: asknature

Leave a Reply