Ullinjët si perla të bardha
Mund të keni parë ullinjë të gjelbët apo të zinjë por jo edhe të këtij lloj që do ju sjellim si informacion mbi ta.
Quhen Leucocarpa që ndryshe njihet si leucolea i cili nga lloji i tij është i rrallë. Gjendet në jug të Italisë, në rajonin i cili njihet historikisht si “Magna Graecia” ose ndryshe Greqia e Madhe.
Emri saj rrjedh nga fjalët greke e bardhe (leucos), ulliri (elaea) dhe farë (carpos), ulliri karakterizohet nga foma e saj e vogël. Gjatë procesit të pjekës ato marrin një ngjyrë si të perlave të bardha.
Ekpsertët për llojin e këtij ulliri thonë se u shfaq në jug të italisë gjatë viteve të kolonizimit grek të gadishullit Italian dhe Siçilisë.
Është një pemë unike ulli i bardhë, është pjesë e familjës më të gjërë të ullinjve të njohur për botën shkencore si “olea Europea”, që do të thotë ulliri europian.
Nuk është I vetmi vend jugu i Italisë që prodhon këtë lloj ulliri, I ngjashëm egziston edhe ne Greqi , dhe në disa zona përgjatë brigjeve mesdhetare të Afrikës dhe Atlantikut të Portugalisë.
Produktet e tij nuk eksportohen në mënyrë të organizuar dhe sistematike.
Ky lloj ulliri është përdorur tradicionalisht në shekujt e kaluar nga komunitetet e mesdheut, kryesisht për qëllime fetare, pasi ngjyra e saj e bardhë u bë sinonim me pastërtinë.
Vajin e veçantë të Leucocarpa e kanë perdorur kisha të krishtera të rajonit për të vajosur perandorë dhe mbretër, ku egzistojnë prova.
Me kalimin e viteve ullinjët dhe vajrat e saj u përhapen pak dhe nuk dihen arsyet pse, produktet e tyre tani të rralla, por bukuria e saj delikate është vërtetë tërheqëse.
Për ata që janë të intresuar se si duket ky lloj ulliri apo të shijoj vajin e tij , i duhet përpjekje e madhe dhe e shumtë pasi që nuk është shumë e lehte ta gjesh atë kudo apo nëpër supërmarkete të rregullta.
E . S / SCAN