Greta Thunberg çmimin e saj prej një milion eurosh do t’ua ndajë shoqatave të mjedisit

Më të rejat

Aktivistja e re suedeze e klimës Greta Thunberg tha se çmimin portugez Gulbenkian prej një milion eurosh, të cilin e ka fituar, do t’u ndajë shoqatave të mbrojtjes së mjedisit.

“Janë më shumë para nga sa madje mund të filloj ta imagjinoj, por të gjitha paratë nga ai çmim përmes fondacionit tim do të shpërndahen në organizata dhe projekte të ndryshme që ndihmojnë njerëzit të luftojnë kundër krizës së klimë dhe asaj mjedisore, veçanërisht në jug të planetit”, tha kjo aktiviste (17), në një video të postuar përmes profilit në Twitter.

Për fillim, 100,000 euro do t’i jepen kompanisë SOS Amazonia, përkatësisht degës së saj braziliane “E Premte për ardhmërinë”, në mënyrë që t’i përgjigjet Covid-19-shit në atë territor të madh.

E njëjta shumë do t’i jepet Fondacionit “Stop Ec Ecocid”, qëllimi i të cilit është futja e krimit të “ekocidit” në gjyqësorin ndërkombëtar, tha Thunberg.

Shuma prej një milion euro, që është më e madhe sesa shuma që i është dhënë fituesit të çmimit Nobel, është më e madhja që Thunberg ka marrë deri më tani. Ajo është e njohur pse e ka popullarizuar lëvizjen e grevave dhe demonstratave të të rinjve për klimën që nga viti 2018.

Çmimi Gulbenkian për Njerëzimin, i cili jepet çdo vit, është çmimi i fundit me shumën më të madhe të çmimeve të Fondacionit Portugez Calust Gulbenkian.

Qëllimi është t’u jepet mirënjhje individëve, grupeve ose organizatave në mbarë botën, kontributet e të cilëve në zbutjen dhe adaptimin e ndryshimeve klimatike dallohen përmes inovacionit dhe ndikimit, tha fondacioni në një deklaratë.

Juria, e cila përfshin disa shkencëtarë dhe ekspertë të njohur të klimës, kryesohet nga ish-presidenti portugez Georges Sampaio. Ata zgjodhën Greta Thunberg nga dhjetë finalistët e përzgjedhur nga 136 kandidatë.

Suedezja e re tashmë ka marrë çmimin Right Livelihood Award në vitin 2019, i cila konsiderohet alternativë e çmimit Nobel, i shoqëruar nga pjesa monetare prej 100,000 eurosh. Në shkurt, ajo njoftoi për krijimin e fondacionit të saj për shpërndarjen e atyre fondeve./bbgreen kosova

Burimi: Profili në Twitter i Greta Thunbergut
Foto: Reuters

Leave a Reply