Kanë importuar shpesë grabitçare, tash janë shumuar në 1.800 çifte

Njeriu dhe natyra

Britanikët rikthejnë lloji e rrezikuar të gjeraqinës së kuqe, të kërcënuar me zhdukje

Gjatë 200 vjetëve të fundit në Britaninë e Madhe kishte gjithnjë e më pak këso shpesësh me hapje krahësh prej mbi një metër e gjysmë, por para 30 vitesh nga Spanja kanë importuar 13 sosh të reja. Tash vendi është përplot.

Fjala është për gjeraqinën e kuqe (angl. red kite, lat. Malvis malvis), shpesë grabitçare të gjatë mes 61 e 72 centimetra dhe hapje krahësh mes 140 dhe madje 161 centimetrash. Gjatë dy shekujsh numri i këtyre shpesëve ka rënë në mënyrë konstante, kështu që në vitet e 1980-ta gjeraqinat e kuqe kishin rënë në vetëm disa çifte, të cilët kishin çerdhë në pjesët qendrore të Uellsit.

Me rastin e 30-vjetorit të sjelljes së tyre nga Spanja në Britaninë e Madhe, BBC-ja bën të ditur se sot vlerësohet se në këtë vend kanë çerdhe madje 1.800 çifte, ndërsa në përgjithësi në tërë vendin ka rreth 10.000 sosh.

Kryetari i shoqatës Natural England Tony Juniper, gjeraqinën e kuqe e ka quajtur “shpesën më madhështore grabitçare”, dhe ka shpjeguar se shkaku kryesor i cili gati ka bërë që ajo të zhduket në Britaninë e Madhe kanë qenë – mbledhësit e vezëve të shpesëve të egra.

Deri në vitin 2011 entuziazmi i disa të rinjve britanikë me këto shpesë ka bërë që i kanë ushqyer aq shumë, sa gjeraqinat e kuqe janë mësuar me njerëzit si burim i ushqimit, kështu madje kanë filluar edhe t’ua rrëmbejnë sanduiçët nga dora. Për këtë shkak shërbimet përgjegjëse për ruajtjen e natyrës janë detyruar të bënin thirrje publike që të mos i ushqejnë më, sepse “në natyrë për to ka mjaft ushqim”.

Gjeraqina e kuqe ushqehet me peshq, kërma, nuk do të ngurrojë të hajë as nga hedhurinat – siç është vërejtur edhe nga britanikët, pastaj insekte, ndërsa ndodh t’ua rrëmbejë ushqimin edhe shepsëve tjera. Më së shpeshti bën çerdhe në drunj të lartë, skaj liqeneve apo në fusha të çelura.

Nuk na është e njohur se a ka gjeraqina të kuqe edhe në Kosovës, por lloje të familjes ka dhe ato janë të rrezikuara. Gjeraqina këmbëshkurtër (Accipiter brevipes) , sipas portalit Kosovo ëildlife, është e rrezikuar, për shkak se sepse është lloj i rrallë dhe habitati i folezimit është nën presion nga prerja e pakontrolluar e pyjeve. Zona e pranisë është shumë e kufizuar dhe numri i lokacioneve është i vogël.

Po ashtu, Shqiponja e maleve (Aquila chrysaetos), sipas Librit të kuq të faunës të Republikës së Kosovës, vlerësohet si skajsshmërisht i rrezikuar për shkak se për shkak se popullatat native të këtij lloji janë në rënie e sipër nga helmimi i qëllimshëm dhe i paqëllimshëm. Ky lloj ka popullatë shumë të izoluar. Numri i individëve të rritur është rreth 50.

Burimi: BBC, Kosovo Wildlife, Libri i kuq i faunës të Republikës së Kosovës
Foto: BBC

Leave a Reply