I shohim rrallë, por një qytetar ia doli t’i fotografojë madje dy dhelpra në Rugovë

Njeriu dhe natyra

“I pashë në Rekë të Allagës, rrugës për Pepaj”, tregon Shkumbin Brestovci, autor i fotografive, duke shprehur habinë se dhelprat edhe nuk frikoheshin aq

Ajo që shpesh nuk u shkon për dore studiuesve profesionistë të botës së gjallë, shpesh e bëjnë adhuruesit e natyrës. Deri sa ndodh shumë rrallë që njerëzit të takojnë një dhelpër, Shkumbin Brestovci ia ka dalë që dje t’i shohë dy sosh, madje edhe t’i fotografojë në Rugovë.

“I pashë në Rekë të Allagës, rrugës për Pepaj”, tregon Shkumbini për BB Green Kosova, duke shprehur habinë se dhelprat edhe nuk frikoheshin aq. Ai ia kishte dalë që me kamerë t’i fotografoje madje dy sosh, sa ishin.

Dhelpra (Vulpes vulpes), në Kosovë është e mbrojtur me ligj, megjithëse nuk konsiderohet lloj i rrezikuar, trendi i popullatës së saj vlerësohet si “i qëndrueshëm”, ndonëse zoologët porosisin se nevojiten hulumtime të mëtejshme për populacionin dhe habitatin e saj./bbgreenkosova

Foto: Shkumbin Brestovci

Leave a Reply