Evropa me temp shqetësues po i humb pyjet nga prerja

Degradimi i natyrës

Evropa ka humbur zona të mëdha pyjore vitet e fundit për shkak të shpyllëzimit, tregon një hulumtim, duke rezultuar në aftësinë e zvogëluar të kontinentit për të thithur karbon dhe që tregon për probleme më të gjera në luftën e BE-së kundër krizës klimatike.

Shumë nga pyjet e Evropës, të cilat përbëjnë 38 përqind të sipërfaqes së kontinentit, përdoren si burim trarësh dhe priten rregullisht, tranmeston Guardiani britanik. Por humbja e biomasës është rritur 69 përqind në mes viteve 2016 dhe 2018 në krahasim me periudhën 2011 deri 2015, sipas të dhënave satelitore.

Sipërfaqja e pyjeve të mbuluara nga prerjet është rritur 49 përqind krahasuar me periudhat e njëjta kohore, sipas një studimi të botuar në revistën Nature Research.

Kjo tregon se ka pasur shumë më tepër prerje në një periudhë të shkurtër kohore madje edhe nëse merren parasysh ciklet natyrore dhe ndikimi i ngjarjeve të tilla si zjarret në pyje dhe reshjet e dendura të borës.

Zona e prerjeve mund të pritet të ndryshojë për më pak se dhjetë përqind për shkak të cikleve të mbjelljes dhe rritjes dhe efekteve të ngjashme, sipas Guido Ceccherini të qendrës së përbashkët kërkimore të Bashkimit Evropian që drejtoi studimin.

Faktorë të tjerë që mund të luajnë një rol janë rritja e kërkesës për dru si lëndë djegëse dhe një treg më i madh për trerët dhe produktet e tjera të drurit.

Të dhënat satelitore mund të jenë një tregues i hershëm i presioneve të paqëndrueshme në pyjet e Bashkimit Evropian.

Humbja më e dukshme e masës së drurit është në Suedi, e cila përbën një rritje prej 29 përqind të prerjeve, dhe në Finlandë, ku është regjistruar një rritje prej 22 përqind e prerjeve. Polonia, Spanja, Letonia, Portugalia dhe Estonia janë shumë më pak të prekura, të cilat së bashku përbëjnë një rritje prej 30 përqind të prerjeve.

Ceccherini thotë se një rritje e prerjeve dhe një humbje e biomasës nuk ka të ngjarë të sjellë një zvogëlim të zonave pyjore të Bashkimit Evropian, pasi shumica e atyre zonave do të pyllëzohen. Por prerjet do të ndikojnë negativisht në aftësinë e kontinentit për të thithur karbon në një afat të shkurtër.

“Pyjet janë akoma një depo e konsiderueshme e karbonit,” thotë Ceccherini.

“Edhe kur një pjesë e biomasës së prerë që ruan karbonin përdoret në produkte druri të qëndrueshëm, të cilat mund të zëvendësojnë materiale që konsumojnë më shumë energji, siç është çeliku ose çimentoja, shumica e karbonit do të kthehet në atmosferë në formën e dioksidit të karbonit në disa muaj deri në disa vjet”.

“Pyllëzimi kërkon dekada në varësi të llojit të pyllit dhe prerjet në rritje do të rezultojnë në rritje të emetimit të dioksidit të karbonit në atmosferë.”

Pyjet e reja do të thithin përsëri dioksidin e karbonit nga atmosfera, kështu që bilanci i emetimeve të dioksidit të karbonit dhe ruajtjes në Evropë nuk do të çrregullohet në planin afatgjatë.

Sidoqoftë, shkencëtarët tregojnë se është e nevojshme të zbulohet shkaku i prerjeve të papritura të intensifikuara, sepse mund të tregojë për problemet e fshehura në mënyrën sesi Evropa administron pyjet e saj.

Profesori Thomas Crowther, themeluesi i Laboratorit Crowther i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim, thotë se është shqetësuese të shohësh që rritja e kërkesës për trerë zvogëlon sasinë e karbonit të ruajtur në biomasën pyjore evropiane.

Ai vlerëson se ndoshta një shkak edhe më i madh shqetësimi është se shpyllëzimi rezulton në rrezikimin e karbonit të depozituar nën tokë të karbonit./bbgreenkosova

Burimi: Nature Research, The Guardian
Foto: PIXSEL
, BB Green Kosova

Leave a Reply