Deri në fundvit synohet të mbillen 20 milion pemë

Më të rejat

Vetëm për pesë ditë u mblodhën më shumë se 8 milionë dollarë, në një fushatë globale për mbjelljen e pemëve e cila udhëhiqet nga yjet e YouTube e cila filloj gjithcka si në shaka.  

Sipërmarrësi amerikan Elon Musk dhe ylli i YouTube Jeffree Star kanë qenë ndër njerëzit që kanë shumë të madhe parash.

Deri në përfundim të këtij viti projekti “Team Trees” synon të mbjell 20 milionë pemë në mbarë globin, në secilin donacion 1 dollarë për të “mbjell një pemë.

Donacionet thuhet se shkojnë në Fondacionin Arbor Day, organizatë amerikane e dedikuar për mbjelljen e pemëve.

Por çfarë është #TeamTrees?

E gjitha thuhet të ketë filluar kur, një YouTuber i quajtur Jimmy Donaldson, i njohur në internet si “Z. Beast”, pyeti se çfarë duhet të bënte për të festuar abonentin e tij të 20 miliontë.

Një nga ndjekësit e tij iu përgjigj si me shaka duke i kërkuar që të mbillte 20 milionë pemë për të përfaqësuar secilin nga abonentët e tij.

Që atëherë, ai ka filluar bashkëpunimin me krijues të tjerë përmbajtjesh dhe Fondacionin Arbor Day për të krijuar fushatën #TeamTrees.

Ideja është e thjeshtë – për secilin donacion 1 dollar, Fondacioni Arbor Day do të mbjellë një pemë.

Pemët thuhet se do të mbillen në çdo kontinent përveç Antarktidës, dhe lloji i pemës së mbjellë do të jetë vendas, në hapësira të caktuara.

Pse pemët?

Shkencëtarët thonë se mbjellja e pemëve në të gjithë botën është një zgjidhje e lirë dhe e lehtë për të zvogëluar nivelin e dioksidit të karbonit (CO2), i cili shihet si një faktor kryesor në ndryshimin e klimës.

Ndërsa pemët rriten, ato thithin dhe ruajnë CO2 nga atmosfera dhe lëshojnë oksigjen.

Fondacioni Arbor Day thotë se gjatë gjithë jetës së tyre, 100 milionë pemë mund të thithin tetë milionë ton karbon – ekuivalent me “nxjerrjen e më shumë se gjashtë milionë makinave nga rrugët për një vit”.

Kush është i përfshirë?

Brenda pesë ditëve fushta kishte fituar vëmendje të madhe në internet, raportuan mediat e huaja.  Për këtë projekt Elon Musk bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Tesla’s dhuroi 1 milion dollarë.

Në këtë drejtim u zotua edhe drejtori i përgjithshëm i Twitter Jack Dorsey është shfaqur në faqen e liderit të faqës së fushtës “Më shumë pemë” për të mbjell 150,000 pemë.

Edhe ylli i YouTube, Jeffree Star, i cili ka mbi 16 milionë abonentë, gjithashtu dhuroi 50,000 dollarë për fushatën.

Nga të gjithë këta edhe YouTube ka premtuar se do të bashkohet me donacionet e ardhshme.

“Z.Beast” me anë të një video duke njoftuar fillimin e projektit ka thënë : Unë personalisht nuk kam qenë më miqësor me mjedisin”.

 “Ne kemi vetëm një Tokë, dhe është e rëndësishme që të kujdesemi për të. Njerëzit thjesht vazhdojnë të tallen me brezin tonë për ‘aktivizmin në rrjetet sociale’ por që në të vërtetë nuk bëhet diçka”.

“Ky është shansi juaj për të bërë një ndryshim … ky është shansi ynë për t’i treguar botës që ne kujdesemi”, citohet të ketë thënë ai.

Burimi: bbc.com

Leave a Reply