Qeveria britanike financon kërkime për teknologji bërthamore “eko”
Qeveria britanike ka paralajmëruar një investim prej 40 milion paundësh për të zhvilluar një gjeneratë të re të teknologjisë së energjisë bërthamore dhe për të krijuar vende të reja pune, “të gjelbra”, me ndihmën e centraleve më të vogla bërthamore, miqësore me mjedisin, shkruan portali power.technology.com.
Me këtë iniciativë të re, qeveria parashikon krijimin e mundësive të reja të punësimit në prodhim, kërkim dhe zhvillim.
Ministri britanik i ekonomisë Nadhim Zahawi thotë se reaktorët modularë të përparuar janë hapi tjetër i energjisë bërthamore dhe mund të jenë vendimtare në luftën kundër emetimeve të karbonit dhe ndryshimit të klimës.
“Investimi ynë menjëherë do të krijojë vende të reja pune në Oxfordshire, Cheshire dhe Lancashire, por mijëra vende të reja të punës mund të krijohen në dekadat e ardhshme,” citon portali Zahaëin.
Një pjesë e fondeve do të drejtohen për projektin Reaktori Modular i Avancuar (AMR), i cili është më i vogël se centralet bërthamore konvencionale.
AMR është krijuar për të përdorur nxehtësinë e krijuar në reaksionet bërthamore për të prodhuar energji elektrike me pjesëmarrje të ulët të karbonit.
Për shkak të modelit të tij më të vogël, ai mund të përdoret në vende të largëta për të furnizuar konsumatorë dhe rrjete të ndryshme, nga fshatrat e vegjël deri në qytete mesatare./bbgreenkosova
Burimi: power.technology.com
Foto: Pixabay