Suhareka synim për një mjedis të pastër
I pari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj është aktiv si kurrë më parë në mbrotje të mjedisit, çdo ditë e më shumë e shohim pranë qytetarëve dhe problemeve që ata hasin.
Edhe pse vite më parë Suhareka dhe fshatrat kishin një pamje krejt tjetër si nga gjelbërimi ashtu edhe nga mbeturinat që të binin në sy në çdo hapësirë banimi dhe jo vetëm.
Tani Muharremajn shpesh e shohim krahë shumë qytetarëve të cilët marrin inciativ për të pastruar ambinetin, ku edhe ka dhënë mesazhe shumë të bukura për të gjithë se si duhet ruajtur ambienti. “Ne po e mbrojmë natyrën nga mbeturinat dhe me çdo kusht do ta ruajmë atë”.
Ndërsa një tjetër veprim i tij ishte javën që lam pas, ku një qytetar u gjobit për hedhje të mbeturinave, ky vendim është një tregues i mirë dhe sensibilizim për qytetarët.
Kryetari Muharremaj gjatë gjithë kohës angazhohet dhe kërkon që komuna e tij të ketë një ambient të pastër jo vetëm Suhareka por edhe të gjitha fshatrat.
Sot ishte fshati Shirok i cili mori një vëmendje dhe përkujdesje edhe më të veçantë nga kryetari Muharremaj si dhe nga kompania perkatëse e pastrimit.
“Në shirokë po punohet që ambientet publike të kenë pamje më të bukur
Ju lutem mbroni këto hapsira dhe mos hudhni mbeturina.” Bali muharrema
Foto: Facebook