Tokës do ti duhen dekada për tu ftohur

Degradimi i natyrës

Sipas një studimi të fundit, edhe nëse të gjithë liderët nëpër botë do të bënin marrëveshje që së bashku të luftonin për reduktimin e ngrohjes globale, tokës do t’i duheshin disa dekada për tu ftohur e për tu kthyer në normalitet.

Duke marrë parasysh se sa do të reduktonim ndotjen, rezultatet e ftohjes së tokës tonë nuk do të shfaqeshin deri në vitin 2046. Ky studim i ri i publikuar në Nature Communications, shpjegon se si toka do të reagonte ndaj reduktimit të dotjes.

Përderisa disa veprime duhet të merren urgjent, Bjorn Hallvard Samset, i cili është një prej pjesëtarëve të studimit tha se ndikimi nuk do të jetë i menjëhershëm.

Për të kalkuluar se sa shumë kohë do të duhej për tu reduktuar ngrohja globale, ekipi i shkencëtarëve krahasuan disa modele klimatike për të shpjeguar se sa gjatë do të duhej të të ftoheshin ato territore klimatike. Ekipi përveç kësaj, bëri disa eksperimente duke shpjeguar se kur rezultatet e ndotjes do të binin në zero duke filluar nga viti 2020. Ata bënë disa kërkime mbi ndotjen e lëndëve si dioksidi i karbonit, karboni i zi e të tjerë duke studiuar mes tyre se sa gjatë do të duhej të reduktoheshin.

Sipas studimit, zgjidhja më e mirë e problemit është duke ndaluar ndotjen e karbonit. Duke ndaluar ndotjen e dioksidit të karbonit do të ngadalësohet nxehja e 0.7 gradë celcius nëpër botë deri në vitin 2100, dhe nëse ndotjet e karbonit do të ndaloheshin këtë vit, rezultatet nuk do të shfaqen deri në vitin 2033.

Kurse Naomi Goldenson, një asistent kërkues në Universitetin e Kalifornisë tha që këto studime nuk janë një surprizë për ne pasi që e dijmë se karboni mund të rrijë për një kohë të gjatë në atmosferën tonë.

Samset tha se shumë njerëz do ta marrin këtë informacion si një arsye tjetër për të mos vepruar, por ai përshkroi se sigurisht rezultati do të vërehet nga njerëzit për një kohë të shkurtë, ai tha se ndalja e ndotjes do të jetë efektive që nga dita e parë. /bbgreenkosova./

Burimi: earther.gizmodo.com

Leave a Reply