Burimi kryesor i ujërave në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Ujërave në Kosovë” per vitin 2018-2019, realizimi i këtij publikimi bëhet çdo dy vjet.
Publikimi ofron të dhëna gjithërpërfshirëse të burimeve të ujërave në Kosovë gjithashtu synon që të sjell informacione të qëndrushme mbi gjendjen e ujërave në vend. Burimi kryesor i ujërave në Kosovë janë të reshurat atmosferike.
Në vitin 2019 numri i ditëve me të reshura atmosferike ishte 125, dhe janë 25 ditë më pak se në vitin 2018 (ishin 150 ditë). Kurse reshjet mesatare në vit ishin 692.40 mm/vit në vitin 2019, krahasuar me 782.10 mm/vit në vitin 2018.
Ndërsa temperaturat maksimale /minimale të ajrit në Prishtinë ishin 31.6°C/-6°C në vitin 2019, krahasuar me 29.8°C/-3.0°C në vitin 2018.
Nëpërmjet sistemeve publike me ujë të pijes në vitin 2018 janë furnizuar rreth 86.31 % e popullsisë së Kosovës nga Kompanit rajonale të Ujit. Ndërsa ata që nuk kanë patur fare qasje në shërbime të ujësjellësit publik janë 13.69%.
Furnizimi me ujë të pijshëm i ekonomive familjare ka pësuar ndryshime nga viti në vit. Krahasuar vitin 2017 (që ishte 49.194 milionë m³ ujë) me vitin 2018 (48.300 milionë m³ ujë), furnizimi me ujë të pijshëm ka pasur një rënie të lehtë prej (-2%).
Sasia ujit të shpenzuar m³ për banor nga ekonomitë familjare të kyqyra në sistemin publik, në vitin 2018 ishte: 2.60 m³ në muaj dhe 0.09 m³ në ditë. Kurse llogaritur në litra ishte: 86.67 litra/ditë për banor.
Ndërkaq, uji i shpenzuar për ujitje me sistem në bujqësi, në vitin 2019 ishte 52.60 milionë m³/vit. Ndërsa, sasia e ujit të përdorur për ujitje në bujqësi nga puset për vitin 2019 ishte 18.44 milionë m³/vit
Ky është publikimi i tretë me radhë i Statistikave të Ujërave, i publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Burimi: ask.rks-gov