Me BB Green Kosova në informim të drejtë rreth mjedisit

Më të rejat

Bb Green u themelua si nevojë e madhe për informim të drejtë rreth gjendjes mjedisore në Kosovë, gjendjes së resurseve natyrore, ndotjes me masë dhe degradimit të natyrës. Prandaj edhe një nga nismëtarët e BB Green Kosova,  vullnetarja mjedisore Behare Bajraktari ishte e ftuar në emisionin Sot të KTV për të folur rreth platformës eksluyive për mjedisin tonë. 

Ajo gjatë intervistës shpjegoi se si BB Green u themelua nga nevoja e informimit për mjedisin tonë ku përmes platformës me anë të reporteve, lajmeve, video e intervistave të vetëdijësohen qytetarët edhe më shumë për rrezikun e për degradimin e natyrës.

“Mjedisi na përket të gjithëve dhe ka ardhur një moment kur ne duhet ta ndryshojmë raportin dhe marrëdhëniet që ne i kemi me natyrën se pikërisht nga keqpërdorimi që i kemi bërë kanë ardhur edhe këto probleme”, tha ajo. Njerëzit në Kosovë vuajnë nga mungesa e informacioneve dhe nga njo arsye shteti ynë ka probleme të mëdha në raport me mjedisin ku jetojmë, ndotja resurseve të ajrit, tokës apo të ujit po krijon situata të pakthyeshme, populli ynë duhen të kuptojë që mjedisin duhet ta ruajmë dhe të kujdesemi jo vetëm për ne por edhe për gjeneratat që vijnë.

“Kur bëhet fjalë për të mirën publike, për pasurinë tonë që e kemi, njerëzit tërhiqen, veprojnë vetëm për qështje personale, dhe kjo është shumë e dhimbshme”. Ka thënë Beharja gjatë intervistës. “Ne si platformë përpiqemi që në mënyrë të vazhdueshme të transmetojmë lajme, kronika, video të cilat mund ti bëjmë jo vetëm ne por të gjithë”. Ajo gjithashtu ka përmendur problemin e lumenjve dhe degradimin e tyre në vende të ndryshme në Kosovë, se si po dëmtohet ekosistemi dhe cikli natyral i gjallesave, shumë lumenj pas ndotjes së tyre, degradimit e gërryerjes së sipërfaqeve tani më janë të rrezikshëm për not, për peshkim e të tjera aktivitete, dhe derdhja e ujërave të zeza është një problem edhe më i madh i të cilit duhet t’i adresohemi.

“Toka është gjithëçka që e kemi të përbashkët, kjo është edhe motoja e BB  Green, edhe Kosova është gjithëçka që kemi të përbashkët, ne nuk e kemi një Kosovë të dytë, nuk e kemi një natyrë të dytë, ka ardhur momenti që njerëzit duhet ta rishikojmë marrëdhënien që kanë krijuar me natyrën”. Tha ajo.

Marrëdhënia njeri-natyrë, në të gjithë botën ka shfaqur probleme të shumta, është ngatërruar cikli natyror i botës tonë, e janë shkatërruar shumë ekosisteme nga dora e njeriut, prandaj ne synojmë që ta informojmë Kosovën mbi pasojat e këtyre veprimeve të njeriut dhe të mundohemi ti pakësojmë ato.

“Kosova ka problem edhe me riciklim, e ndotës kryesor është plastika. Institucionet duhen ta përkrahin njëri tjetrin, por edhe ne si platformë duhet ta ngrisim vetëdijen edhe me shumë”. Tha Beharja gjatë intervistës. /bbgreenkosova./

E. Thaçi

Burimi:https://www.youtube.com/watch?v=r4l_hk9zkEA&t=1s

Leave a Reply