A është kjo mënyra më e mirë për të luftuar ndotjen e ajrit?

Ajri, Uji, Toka

Çdo vit nga ndotja e ajrit në botë vdesin rreth 4 milion njerëz. Çdo ditë më shumë se 1700 fëmijë vdesin në botë përshkak të ajrit të papastër, dhe shumë njerëz vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Në vende si India, ajri i ndotur është një problem i madh, për të gjetur një zgjidhje të këtij problemi në Delhi para disa muajsh janë instaluar disa “kulla smogu” nëpër qytet.

Kullat e smogut janë pastrues ajri të gjatë deri në 6 metra, të cilat e pastrojnë ajrin nëpër qytet. Këto kulla e pastrojnë ajrin për 240000 deri në 600000 metra kub ajër në ditë, ato janë kulla që në brendësi të tyre përmbajnë shumë filterë ajri të cilët i pastrojnë ndotësit që kalojnë nëpër ato.

Përveç kësaj kulle, në qytet po planifikojnë që të instalojnë një kullë të re që do të arrijë deri në 20 metra, kjo kullë do të mund të pastrojë çdo lloj ndotësi të ajrit. Filterët e mëdhenj të ajrit me anë të ventilatorëve do të ngrehin ajrin brenda ku pastrohet dhe lirohet afër tokës. Filterët e instaluar në kullë do të jenë me nanofibra.

Ky projekt është një bashkpunim mes institutit të Indisë për teknologji dhe universitetit të Minesotës. Ky universitet gjithashtu pati ndihmuar në krijim të kullave të smogut në Kinë të cilat ishin rreth 100 metra të larta.  Kina e cila dihet se ka probleme të mëdha me ndotjen e ajrit, tani më ka dy kulla smogu të cilat pastrojnë rreth 1 milion metër kub ajër në ditë.

Kullat e ndërtuara në Pekin kanë bërë të mundur që mbetjet e karbonit t’i krijojnë në gurë të çmuar. Pas pastrimit 30 minutësh, grimcat e smogut shndërrohen në gurë të errët që përdoren për prodhime të ndryshme. 

Shumë njerëz shpresojnë që këto kulla do e ndihmojnë pastrimin e ajrit në Indi por edhe instalimi i tyre në çdo shtet që ka nevojë përshfirë edhe Kosovën do të ndihmonte edhe më shumë, por këto kulla nuk mund ta pastrojnë ajrin kur ne vazhdimisht çdo ditë e më shumë e ndotim atë.

Kullat janë mjete ndihmuese të mira në reduktim të ndotjes por për eleminim të ndotjes duhen të mirren masa edhe më të mëdha në të cilat duhet të marrim pjesë të gjithë institucione por edhe qytetarët. /bbgreenkosova./

Burimi:https://inc42.com/resources/are-smog-towers-an-effective-solution-for-air-pollution/

Leave a Reply