Shembujt e të tjerëve: Aksioni “A i keni parë?”

Njeriu dhe natyra

Ministria kroate për mbrojtjen e ambientit dhe e energjetikës, me qëllim të përfshirjes së publikut në përcaktimin e përhapjes së brumbujve dhe për ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e tyre, tash e disa vite shpall aksionin të quajtru “A i keni parë?”

Nga adhuruesit e natyrës kërkohet që të dërgojnë foto të brumbujve Lucanus cervus, Rosalia alpina dhe Morimus asper funereus, si dhe të shënojnë vendin dhe kohën ku i kanë parë. Tradicionalisht, në fund të aksionit shpërblehen fotografitë më të mira, ndërsa shpërblimi kryesor i përket atij që ka gjetur më së shumti ekzemplarë të këtyre insekteve.

Aksioni bëhet nga shkaku se prania e këtyre insekteve është shprehje e ruajtjes, cilësisë dhe e diversitetit të habitatit, prandaj shpesh shfrytëzojnë si indikatorë të gjendjes së ekosistemit. Janë të rrezikuar për shkak të kushteve të volitshme të habitateve të tyre ku jetojnë, Gjendja e tyre Kroacia është e obliguar që ta përcjellë dhe ruajë në gjendje të volitshme, kështu që me këtë aksion dëshiron të ngritë vetedijen e njerëzve për rëndësinë e ruajtjes së këtyre llojeve të rrezikuara dhe që aktivisht të përfshihen në ruajtjen e natyrës.

Brumbuj të tillë e të ngjashëm (fotografia poshtë) ka edhe në Kosovë, ndërsa kjo foto është bërë në malet përreth Gërmisë./bbgreenkosova

Burimi: mzoe.gov.hr
Foto: mzoe.gov.hr, BB Green Kosova

Leave a Reply