Mënyra se si të luftojmë ngrohjen globale

Më të rejat

Ladakh, një zonë në veriun e Indisë, është në një krizë në të cilën po reduktohen burimet e ujit, e po thahen plantacionet e tyre, dhe për të zgjidhur problemin e tyre me ujin dhe akullin fermerët po krijojnë “Stupa”. Stupat janë grumbullime të mëdha të akullit të krijuara artificialisht.

Në këtë vend, rritja e temperaturave përshkak të ngrohjes globale çdo vit e më shumë po dëmton resurset e tyre natyrore, në vit shi bie shumë pak, dhe bora shkrihet shumë herët në vit, kurse akullnajat janë tërhequr shumë lart nëpër maje të maleve, për këtë arsye, plantacionet e tyre e kanë të vështirë të zhvillohen sepse ka pakësi të ujit.

 “Hapësira mes shkrirjes së borës së dimrit dhe shkrirjes së akullnajave çdo vit po zgjerohet shumë e më shumë, kjo hapësirë në pranverë po e bën agrikulturën të jetë e pamundur në vendin tonë.” Tha Wangchuk, një inxhinier në Ladakhi. Banorët e këtij vendi nuk mund ta ndalojnë ngrohjen globale por ata mund të krijojnë stupa të akullit, të cilat gjatë pranverës shkrihen e i përdorin si burime të ujit.

foto:hitfull.com

Në vitin 2013, Wangchuk vërejti se edhe në temperaturat e verës, akulli mund të rrinte i ngrirë përderisa ishte në hije, dhe ai pati idenë e krijimit të ngrirjes së ujit në dimër të cilin mund ta përdornin në pranverë. Prandaj, ai krijoj një “mal” në formë koni të bërë nga akulli dhe krijuan edhe një sistem ku rrjedh uji dhe ngrihet akulli gjatë dimrit, e kështu e bëri stupën e parë të gjatë rreth 6 metra e që zgjati deri në muajin maj.

foto:hitfull.com

Pas stupës së parë, të gjithë banorët mësuan se si krijohen stupat dhe cdo vit, krijuan stupa edhe më të mëdha se vitin e kaluar. Këtë vit arritën ta bëjnë një stupë të gjatë gati 30 metra.

Wangchuk njihet si një hero tek nxënësit e shkollave në vend, ai tha se do që fëmijët të jenë të vetëdijshëm me situatën e ngrohjes globale dhe se si po ndikon tek ne, ato gjithashtu janë një thirrje për qytetet e mëdha dhe mënyrën e jetesës së tyre. Stupat vitin e kaluar arritën deri në 22 metra lartësi, kurse këtë vit janë edhe më të larta, e banorët thonë që një ditë do të krijojnë një Stupë e cila do të vazhdojë të rritet vet.

Burimi: https://www.nationalgeographic.com/

Leave a Reply