si ndikojnë fishekzjarret në trupin tonë?
Në disa nga festat më të mëdha, përfshirë festës së pavarsisë së shteteve të bashkuara të Amerikës, njerëzit e preferojnë shumë përdorimin e fishekzjarreve dhe substancave të tjera të ngjajshme të cilat e zbukurojnë shumë pamjen e qiellit dhe atmosferën festive, por askush nuk e mendon anën tjetër se si ndikojnë në shëmdetin e secilit prej nesh, por edhe gjallesave të tjera.
Këto fishekzjarre janë të prodhuara nga substanca të bakrit, të hekurit, e toksinave të tjera.
Një studim i krijuar nga NYU Grossman School of Medicine, tregon se në fishekzjarret standarde që shiten nëpër botë, përmbajnë nivele të dëmshme të hekurit. Ata gjithashtu kanë bërë eksperimente të cilat tregojnë se me anë të ekspozimit të mushkërive në disa lloje të fishekzjarreve rritet oksidimi në trup, i cili process nëse nuk i jepet vëmendje i dëmton rëndë dhe i vret qelizat në trup.
“Përderisa shumë njerëz janë të vetdijshëm që të mbrohen nga shpërthimet e fishekzjarreve, në rezultatet e studimit tonë është vërtetuar se tymi i tyre krijon dëm edhe më të madh, ky problem është injoruar për një kohë të gjatë.” Thotë Terry Gordon, njëri nga profesorët dhe pjesmarrësit në këtë studim.
Dr.Gordon dhe ekipi i tij, gjithashtu kanë analizuar kualitetin e ajrit në disa qytete në Amerikë për disa vjet, dhe nivelet e ndotjes dhe toksinave në ajër gjithmonë janë më të larta gjatë festave të ndrrimit të viteve dhe festës së pavarsisë. Këto toksina përmbajnë hekur, titanium, bakër të cilat të gjitha gjenden në fishekzjarre.
“ Edhe pse njerëzit janë të ekspozuar me këto substanca për një periudhë të shkurtë të vitit, ato janë shumë më të dëmshme se sa ndotjet që i thithim qdo ditë” shpjegoi Dr. Gordon. /bbgreenkosova
burimi: nyulangone
foto: nyulangone