Shpresë për Amazonin: Kompania e naftës paguan për mbrojtje
Planeti ka humbur gjithsej rreth 12 milionë hektarë të pyjeve primare në vitin 2019, më së shumti në Brazil
“Mushkëritë e planetit Tokë”, apo pylli tropikal i Amazonit, tash e shumë vjet janë në rrezik. Mirëpo, shqetësimi rritet qëkur në postin e kryetarit të Brazilit ka ardhur Jair Bolsonaro, i cili flet haptas kundër mbrojtjes së mjedisit jetësor. Megjithatë, shtete të caktuara federale po e kthejnë goditjen, ndërsa një pjesë e parave me të cilat financojnë mbrojtjen e pyllit mund të vijë nga dënimet, të cilat duhet t’i paguajë kompania shtetërore e naftës.
Të gjithë i mbajmë mend zjarret gjigante të verës së kaluar, mirëpo zjarret nuk janë i vetmi faktor i cili po i shkatërron pyejt, por përgjegjësia kolosale për deforestim qëndron në aktivitetet komperciale e bujqësore. Paralelisht me këtë, në agjencitë shtetërore të cilat merren me mbrojtjen e mjedisit jetësor po zvogëlohet buxheti, kështu që është zvogëluar mundësi që të ndërmerren masa me të cilat pylli do të mund të mbrohej.
Kompania shtetërore braziliane Petrobras nga viti 2014 gjendet në qendër të një afere korruptive me titullin “Operacioni larja e automobilit”, në të cilën janë përfshirë qindra politikanë e biznesmenë. Zjarret e vitit të kaluar sigurisht, siç transmeton Reuters-i, ka bërë që gjykata supreme e Brazilit të marrë vendim që një pjesë e mjeteve, të cilat i paguan kompania, të orientohen drejt mbrojtjes së mjedisit.
Agjencitë shtetërore përgjegjëse për çështje të mjedisit, sipas llogarisë së Reuters-it, në këtë mënyrë do të mund të fitojnë rreth 27 milionë dollarë, ndërsa me këto para do të paguajnë patrullat, xhipat, mbikëqyrjen, personelin, ndërsa disa nga agjencitë duke ju falënderuar parave shtesë do të angazhojnë zjarrfikës. Mirëpo, në maj të ktij viti gjykata ka marrë vedim që agjencive të disa shteteve braziliane t’u lejohet që një pjesë të mjeteve ta orientojnë kah lufta kundër virusit korona.
Viti i kaluar ka qenë vëçanërisht i vështirë për pyjet, transmeton The Hill. Humbjet e pyjeve i kanë shkaktuar zjarret në Siberi, Australi e Amazoni, por në masë edhe më të madhe aktivitetet bujqësore dhe veprimet tjera njerëzre. Sipas raportit të Instituti botëror për resurse, humbja e përgjithshme e pyjeve primare vitin e kaluar është rritur për rreth 3 për qind në krahasim me parvjet, ndërsa planeti ka humbur gjithsej rreth 12 milionë hektarë të pyjeve primare në vitin 2019. Shteti i cili ka humbur bindshëm më së shumti pyll është mu Brazili, prandaj duhet shpresuar se këto mjete do të ndihmojnë që të zbuten këto humbje.
Burimi: Reuters, The Hill
Foto: The TeCake