Shembull i britanikëve, a do ta ndjekë Kosova?

Më të rejat

Ambasada Britanike në Kosovë na ofron shembuj praktikë në mbrojtjen e ambientit, të cilët do të duhej t’i ndjekë e tërë Kosova. Ata kanë hequr nga përdorimi plastikën njëpërdorimshe, reciklojnë letrën dhe aluminin dhe pajisje kompjuterësh, kursejnë energjinë elektrike, ndërsa ambasadori përdor makinë, e cila që prodhojnë 40% më pak dioksid karboni.

“Deri sa fillojmë të rindërtojmë ekonominë globale duke vazhduar luftën kundër pandemisë COVID-19, Dita Botërore e Mjedisit na rikujton se brezave të ardhshëm u detyrohemi një rimëkëmbje të pastër si për qytetarët ashtu edhe për planetin. Mbretëria e Bashkuar po e udhëheq këtë përpjekje globale. Por duke qenë se mjedisi i shëndetshëm fillon në shtëpi, Ambasada Britanike në Prishtinë është përpjekur ta zvogëlojë ndikimin tonë në mjedisin këtu në Kosovë”, thuhet në kumtesën e Ambasadës Britanike.

Më tej bëhet e ditur se britanikët kanë eliminuar plotësisht përdorimin e plastikës njëpërdorimshe në Ambasadë, dhe po punojnë me partnerët e projekteve për të shmangur plastikën njëpërdorimshe në të gjithë veprimtaritë e financuara nga Mbretëria e Bashkuar në Kosovë. Ata edhe riciklojnë plastikën tjetër, letrën dhe aluminin, madje kanë dhuruar dhe ricikluar pajisje të vjetra kompjuterike, përmes organizatës lokale të riciklimit RecKos.

“Rezidenca e re e Ambasadorit ka efikasitet më të lartë të energjisë dhe është më e mirë për mjedisin, duke e përgjysmuar konsumin e energjisë elektrike, dhe duke kaluar nga karburantet fosile në energji gjeotermale për ngrohje dhe ftohje, si dhe duke e zvogëluar përdorimin e ujit me një të tretën”, thekson kumtesa.

“Jemi gjithashtu krenarë që në mesin e veturave tona kemi tani dy vetura hibride, përfshirë këtu edhe makinën zyrtare të Ambasadorit, që prodhojnë 40% më pak dioksid karboni se makina mesatare me naftë, dhe ka zvogëluar konsumin tonë të karburanteve për gjysmë, përfundon kumtesa.

Burimi: Ambasada Britanike në Prishtinë
Foto: Ambasada Britanike në Prishtinë

Leave a Reply