Ndotja akustike shumë e dëmshme

Më të rejat, Njeriu dhe natyra

Një në pesë europianë është viktimë e ndotjes akustike, një ndotje që rrezikon shëndetin, thekson Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA).

“Objektivi i vendosur për vitin 2020 për të reduktuar ndotjen akustike (…) nuk do të arrihet. Ajo do të rritet për shkak të rritjes urbane dhe kërkesës në rritje të lëvizshmërisë”, theksoi EEA në një komunikatë.

Ndotja akustike, veçanërisht natën, prek shëndetin publik, pasi zhurmat mund të shkaktojnë shqetësime të gjumit, metabolizmit dhe kardio-vaskulare të individëve.

Sipas shifrave të publikuara nga agjencia europiane, rreth 113 milionë persona vuajnë nga ndotja akustike e lidhur me qarkullimin rrugor. “Në pjesën më të madhe të vendeve europiane, më shumë se gjysma e popullsisë urbane është e ekspozuar me nivele të zhurmave rrugore të larta ose të barabarta me 55 decibel, pra, mbi 53 decibel rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, theksoi EEA.

Ndërsa sipas ligjit Nr. 02/L-102 të Republikës së Kosovës referuar standardeve të BE-së përcaktojnë se norma e lejuar e zhurmës gjatë ditës është 55 decibel dhe gjatë natës 35 decibel.

Pra,sipas ligjit për mbrojtjen nga zhurma thotë se: është çdo zhurmë e cila tejkalon vlerat kufitare të lejuara, të cilat do të përcaktohen me akt të veçantë normativ, shikuar nga aspekti kohor dhe nga vendit ku buron zhurma, në mesin ku njerëzit punojnë dhe jetojnë.

Zhurma e tepruar nuk i dëmton vetëm veshët, por tërë trupin – tretjen, nervat, enët e gjakut… Madje edhe kur na duket se jemi mësuar me të, e ashtuquajtura ndotje akustike shkakton në trupin tonë ndryshime të përhershme biologjike.

Përveç tjerash, makinat, mjetet transportuese, pajisjet dhe aparatet të cilat prodhohen në Kosovë ose importohen në Kosovë, para përdorimit të tyre, duhet të jenë në harmoni me rregullat dhe kërkesat teknike të cilat i dedikohen nivelit të lejuar të zhurmës të cilën ato e prodhojnë nën kushte të caktuara të përdorimit./BBGreenKosova

Leave a Reply