Minimumi solar, a jemi në prag të Epokës së vogël të akullt?
Nuk do të ndodhë. Edhe sikur minimumi i madh solar të zgjaste njëqind vjet, temperaturat globale edhe më tej do të rriteshin, meqë në to ndikojnë më shumë faktorë se sa vetë cikli diellor, bën të ditur NASA
Ylli ynë, Dielli, kalon nëpër faza të ndryshme dhe ndryshime. Aktualisht po e përjeton një fazë me më pak aktivitet, e cila quhet minimumi solar.
Në fakt, Dielli kalon nëpër cikle të rregullta 11-vjeçare, të cilat janë të lidhura me ndryshimin e numrit dhe forcën e njollave të Diellit, por edhe të aktiviteteve tjera të Diellit. Gjatë kohës së maksimumit solar, Dielli ka më shumë njolla të diellore dhe pishtarë diellorë. Në minimumin solar ylli ynë është shumë më i qetë, përkatësisht ka më pak njolla diellorë dhe energji.
Zyrtarët e NASA-s thonë se aktualisht ndodhet në “minimumin e madh solar”. Për herë të fundit kjo ka ndodhur mes viteve 1650 e 1715, kur në hemisferën veriore të Tokës është shënuar e ashtuquajtura Epokë e vogël e akullit e kur për shkak të “kombinimit të ftohjes së aerosolëve vullkanikë dhe aktivitetit të ulët solar janë shkaktuar temperatura më të ulëta në sipërfaqe”.
Fuqia e ndryshimeve klimatike
“Ngrohja e shkaktuar nga emisionet e gazrave serrë të krijuar nga djegia e lëndëve djegëse është gjashtë herë më e fuqishme se ftohja potenciale gjatë një dekade të krijuar për shkak të minimumit të madh solar të zgjatur”, shkruan NASA.
“Madje edhe sikur minimumi i madh solar të zgjaste njëqind vjet, temperaturat globale edhe më tej do të rriteshin, meqë në to ndikojnë më shumë faktorë se sa vetë cikli diellor. Faktori më dominant është ngrohja, e cila është shkaktuar nga veprimi i njeriut, përkatësisht për shkak të gazrave serrë”, ka shpjeguar agjencia amerikane e kozmosit.
Shkencëtarët e dinë edhe se kur vjen ky minimum solar, pse është fjala për cikle të rregullta. Njollat e Diellit kanë arritur kulminacionin e aktivitetit në vitin 2014, ndërsa minimumi ka filluar në vitin 2019.
Burimi: CNN
Foto: NASA