Përtej sheshit Prishtina e gjelbër
Foto e shkrepur sot në mëngjes në lindje të Prishtinës te kodra mbi Badovc, përtej lagjës së Matiçanit.
Lëvizja e kufizuar për shkak të karantinës kishte pamundësuar që të dalin në ecje apo vrapim njerëzit e natyrës.
Megjithatë, karantina i solli shumë të mira natyrës ku përreth dy muaj vegjetacioni solli harmoni me bimët , zogjtë dhe njeriun.
Sipas matësve të Cilësisë së Ajrit nga AMKK vlera është 67 dhe cilësia e ajrit është në “mesatare” . Cilësia e ajrit është e pranueshme për disa ndotës ku mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish. Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes./BBGreenKosova