kosova, ajri ndotur

Aji i ndotur që në mëngjes

Më të rejat

Më pak automjete, më pa fabrika në punë dhe më pak njerëz në qarkullim, por ajri sërish i ndotur

Mëngjesi i ditës së sotme ka zbardhur i ndotur sipas të dhënave të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK),që vijnë nga sistemi i monitorimit të cilësisë së ajrit që menaxhohet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Indeksi i Cilësisë së Ajrit tregon se aktualisht është 137 në Kosovë, pra është “e pashëndetshme për grupet e ndjeshme” prej 101 deri 150. Edhepse popullata e pergjithshme nuk do të ishte e prekur me doemos në këtë nivel të AQI njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit, kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër.

Në krahasim me ditën e djeshme sot ajri është i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme të shëndetit.

Qarkullimi i automjeteve është pakësuar për shkak të virusit corona, ku si një prej ndotësve të evidentuar do të duhej të ulej edhe ndotja e ajrit.

Zonat industriale janë më pak në funksion të punës, pra prodhimi i fabrikave është zvogëluar. Edhe faktori i dytë i ndotjës së ajrit në këtë rast mund të eleminohet.

Mbetet në funksion nodëtsi numër një në Kosovë KEK-KEDS, dhe mënyra se si Kosova furnziohet me energji elektrike.

Edhe sot kur puna është ndalur, ku njerëzit shumica e tyre është brenda në shtëpi, ku më pak automjete janë në qarkullim, sërish ajri është i ndotur./BBGreenKosova

Leave a Reply