Të flasim për Ajrin e Ndotur
Foto: Ambasada e Suedisë në Kosovë
Prishtina me zonat për rreth është më e ndotura në Kosovë
Ajri i ndotur është shqetësues edhe për ambasadoren e Suedisë në Kosovë Karina Hernmarck-Ahliny, e cila ka filluar edhe fushatën online #LetsTalkAboutAirPollution te web-faqja e ambasadës suedeze në Prishtinë. Kjo fushatë do të zgjasë tre muaj që kur filloi nga e hëna e fundit e muajit janar.
Ambasadroja Hernmarck-Ahliny për emisionin ON AIR të RTK-RADIO thotë se të punësuarit në ambasadë përdorin maska me filter për t’u mbrojtur nga ajri i ndotur në Prishtinë, ajo shton se si punëdhënës e kanë obligim që të kujdesën për shëndetin e të punësuarve në ambasadë.
Prishtina me zonat për rreth është më e ndotura në Kosovë, për shkak të tymtarëve të Kosova A, ndërsa si ndotës tjetër është edhe ngrohja e mbi 70 përqind të familjeve kosovare me qymyr gjatë dimrit.
Një ndotës tjetër llogariten edhe automjetet e vjetra në qarkullim si dhe ndotës tjetër dhe pakujdesi ndaj ambientit.
Suedia është donatori i katërt më i madh dypalësh për Kosovën. Bashkëpunimi i zhvillimit të Suedisë me Kosovën udhëhiqet nga strategjia e rezultateve për bashkëpunimin e reformës së Suedisë me Evropën Lindore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për përiudhën 2014-2020.
Edhe në këtë intervistë u fol për ujin dhe gjendjen stresuses që e ka Kosova, ndër të tjera sa i përket çështjeve mjedisore.
Ndërsa, Fatos Mulla, zyrtar për mjedis dhe ndryshime klimatike në ambasaden suedeze tregoi për mbështetjen institucionale që Suedia i ka dhënë Kosovës për çështjet mjedisore, dhe jo vetëm.
Strategjia suedeze përqendrohet në këto rezultate:
Integrimi i zgjeruar ekonomik me BE-në dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut.
Forcimi i demokracisë, respektimi më i madh i të drejtave të njeriut dhe shteti më i zhvilluar plotësisht nën sundimin e ligjit.
Një mjedis më i mirë, ulje e ndikimit të ndryshimit të klimës dhe rezistencë e shtuar ndaj ndikimit në mjedis dhe ndryshimit të klimës.
Programet e Suedisë me institucionet e Kosovës dhe shoqërinë civile përfshin vetëm mbështetje bilaterale.
Ndërsa në institucionet qeveritare Suedia ka mështetur Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) përmes Programit të Mjedisit të Kosovës (KEP)
Partnerët implementues: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Agjensia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit (KEPA), Autoriteti i Baseneve Lumore dhe Këshilli Ndërministror i Ujit, per përiudhën 2015-2021.
Qëllimi i kësaj mbështetje është që programi mbështet zhvillimin e aftësive për zbatimin e legjislacionit mjedisor, në përputhje me direktivat e BE-së.
Një tjetër përkushtim i suedezve ndaj kosovarëve është edhe Pylltaria Private e Kosovës Faza 2, ku partneri implementues është Fondacioni i Lidhjes së vlerave natyrore dhe njerëzve (CNVP) për përiudhën 2014-2022.Qëllimi kryesor është të forcohet kontributi i sektorit pyjor në ekonominë e Kosovës dhe të kontribuojë në zvogëlimin e varfërisë në zonat rurale përmes një burimi pyjor të efektshëm, me një perspektivë të integruar të barazisë.
Komisioni Evropian ka paraqitur planin e tij të veprimit për të luftuar ndryshimin e klimës: Marrëveshja e Gjelbër. Marrëveshja angazhohet që Evropa të karbonit të bëhet neutral deri në vitin 2050, gjë që do të na bënte kontinentin e parë në botë neutral ndaj ndryshimeve të klimës. Ky objektiv ambicioz nënvizon se BE-ja vazhdon të mbetet aktori kryesor global për veprimet klimatike.