microsfot, negativ carbon, climate change

Microsoft do të largojë karbonin e 45 viteve

Më të rejat

Presidenti i Microsoft Brad Smith, Shefja financiare Amy Hood dhe CEO Satya Nadella përgadisin planin e Microsoft-it për ‘Karbonin Negativ 2030’. (Brian Smale / Microsoft Photo)

Kompania teknologjike ”Microsoft” ka paralajmëruar se deri në vitin 2030 do të kthehet në kompani me të ashtuquajturin ”karbon negativ” duke larguar nga mjedisi gjithë karbonin që ka lëshuar që nga themelimi i saj.

”Ne po njoftojmë një qëllim ambicioz dhe një plan të ri për të reduktuar dhe larguar përfundimisht gjurmët e karbonit të kompanisë ‘Microsoft”, tha kreu i saj, Brad Smith.

Foto: GeekWire / Todd Bishop

Smith po ashtu tha se gjiganti i teknologjisë deri në vitin 2030 do të largojë tërësisht karbonin nga mjedisi, të cilët e ka emetuar drejtpërdrejt ose nga konsumi i energjisë elektrike, që kur u themelua 45 vite më parë.

”Microsoft” po ashtu paralajmëroi një iniciativë të re për përdorimin e teknologjisë së kësaj kompanie në ndihmë të furnizuesve dhe klientëve për të reduktuar gjurmët e tyre të karbonit si dhe një fond të ri prej një miliard dollarësh për përtëritjen e klimës globale të teknologjive të reduktimit dhe largimit të karbonit.

Leave a Reply