Koalat në rrezik!
Foto: travelskite
Autoritetet australiane kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha në dy shtete, Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland do të vazhdojnë të përbëjnë kërcënim, pavarësisht pse intensiteti i kushteve “katastrofike” është duke u ulur. Rreth 150 zjarre janë ende aktive në Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland.
Më shumë se 50 shtëpi janë shkatërruar apo dëmtuar në Uellsin e Ri Jugor, mirëpo askush nuk ka humbur jetën, kanë thënë zyrtarët. Të mërkurën, zjarret kanë nxitur gjendje të re emergjente. “Këto kushte janë edhe më shqetësuese për ne”, ka thënë kryetarja e Kuinsllandit, Annastacia Palaszczuk.
Qeveria e Australisë shumë shpesh ka anashkaluar pyetjet nëse ndryshimet klimatike u kanë kontribuuar zjarreve. Mirëpo, shkencëtarët dhe ekspertët kanë paralajmëruar se sezona e zjarreve është zgjatur për shkak të ndryshimeve klimatike.
Kjo australiane rrezikoi jetën për të shpëtuar nga zjarri disa koala në New South Wales të Australisë, të martën. Zjarret që kanë përfshirë bregun perëndimor të Australisë kanë djegur rreth një milion hektarë toke pune, shkurre, dhe pemë. Zjarri i shkaktuar nga thatësira që ka përfshirë këtë zonë, u përhap me shpejtësi nga erërat e forta.