Uji nga çezmja apo uji nga shishja, cilin ta pijmë?
Foto: waterline.ranlevi
Sa i sigurtë është uji i ambalazhuar?
Uji me shishe ka kaluar nga një komoditet në një sistem alternativ për ujin e pijshëm. Një e treta e amerikanëve e përdorin atë në vend të ujit çezmës në shumicën e kohës ose vazhdimisht.
Pse?
Më shumë se 90 për qind e atyre që blejnë ujë në shishe përmendin arsye si “siguria” dhe “cilësia”. A është kjo e vërtetë. Në disa raste edhe mundet, por jo gjithmonë është kështu. Shumë është shkruar për problemin e mbetjeve të krijuara nga miliarda shishe plastike të ujit të pijshëm që shiten çdo vit në SHBA. Por shumë më pak është shkruar për atë që mbajnë brenda ata shishe.
Sipas një raporti të vitit 2009 të GAO, Zyra e Përgjegjësive të Qeverisë, sipas të dhënave të disponueshme, rreth 70 për qind e ujit të ambalazhuar në shishe që shitet në SHBA nuk i nënshtrohet rregullave të Administratës Federale të Ushqimit dhe Ilaçeve, FDA.
Kjo sepse uji që shitet me shishe, tregtohet brenda të njëjtit shtet dhe duke u konsideruar si tregti brenda shtetit nuk i nënshtrohet rregullave federale. Kjo nuk është domosdoshmërisht problematike, pasi rregulloret e disa shteteve janë më të rrepta se ata të FDA-së, por raporti i GAO vëren gjithashtu që këto rregulla mund të jenë më pak gjithëpërfshirëse sesa ato për ujin e çezmës, të cilat duhet të jenë në përputhje me Ligjin e Ujit të Pijshëm të Sigurt, i administruar nga Agjensia e Mbrojtjes së Mjedisit.
Uji në shishe ka përfaqësuar një industri 18.5 miliardë dollarë (me shumicë) në SHBA në në vitin 2017, ndërkohë që nën Presidencën e të dy palëve, stafi mbikëqyrës i FDA ka mbetur i kufizuar. Aq më tepër, agjensia lejon që shishet të mbushen me ujë çezme.
Ndërsa uji zakonisht trajtohet, në këtë rast nuk ka garanci. Një studim shkencor rigoroz i vitit 1999, bërë nga Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore, NRDC, i cili testoi nga tre mostra për më shumë se 100 marka të ujit në shishe, zbuloi se rreth një e treta e shisheve të ekzaminuara kishin nivele të baktereve ose ndotësve kimikë mbi standardet e shtetit apo të industrisë.
Erik D. Olson, drejtues i lartë për shëndetin dhe ushqimin në NRDC, beson se një test i ngjashëm sot do të jepte rezultate të njëjta, por thotë ai, kjo nuk mund të thuhet me siguri pa kryer monitorime shtesë. Duke pasur parasysh rreziqet e mundshme të ujit në shishe nga njëra anë dhe frikën e përhapur për ujin e çezmës nga ana tjetër, konsumatorët mund të mendojnë se nuk kanë nga t’ia mbajnë.
Përgjigja qëndron në përmirësimin e infrastrukturës së ujit të pijshëm të vendit përmes sistemeve të përparuara të filtrimit. Vetëm kështu uji i çezmës bëhet një mundësi tërheqëse.
Askush nuk pëlqen të paguajë 300 herë më shumë sesa duhet, kështu që me pastrimin e ujit të çezmës, krijohet një mundësi e madhe, më pak plehra, një mjedis më i pastër, ujë më i lirë, shëndet më i mirë. Vetëm kur të jemi paqtuar me idenë se uji i pijshëm nga çezma është vërtet i sigurt.Scan
Seth M. Siegel është autori i librit “Shqetësimet e Ujit: Çfarë është e gabuar me ujin që pijmë”