angela merkel, gjermani, makinat elektrike, climate change

Angela Merkel kërkon 1 milionë stacione për makinat elektrike

Më të rejat

Foto: germany.trendolizer

Gjermania aktualisht posedon një kapacitet prej 20,000 stacione publike të karikimit të makinave elektrike, ndërsa kancelarja Angela Merkel,  tha se Gjermania duhet të ketë 1 milionë stacione të karikimit për makinat elektrike deri në vitin 2030.

Merkel deklaroi përpara se të takohet me përfaqësuesit e industrisë së makinave këtë javë, ku do të bisedohet për mënyrën se si të përshpejtohet konvertimi në makina elektrike.

“Për të arritur këtë objektiv, ne duam të krijojmë 1 milionë stacione të karikimit deri në vitin 2030 dhe industria do të duhet të marrë pjesë në këtë iniciativë”, tha Merkel.

Foto: engadget

Takimi me kancelaren për këtë çështje është i dyti deri më tani dhe vë në dukje urgjencën e Gjermanisë në mënyrë që sektori i transportit të arrijë objektivat kombëtare të ndotjes.

Takimi do të përqëndrohet në promovimin e alternativave ndaj benzinës dhe naftës, përfshirë  qelizat e karburantit me hidrogjen si dhe bateritë. Qeveria dhe industria e makinave do të ndajnë kostot e subvencioneve për të tërhequr blerësit.

Qeveria synon gjithashtu që të ruajë vendet e punës në prodhimin e makinave dhe pjesëve të tyre.

Leave a Reply