Leonardo DiCaprio mbron lumin Vjosa
Fushata e nisur prej vitesh nga ambientalistë shqiptarë dhe të huaj për të mbrojtur lumin Vjosa në Shqipëri, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, si dhe të shumë personaliteteve të njohura në botë.
Pas një grupi shkencëtarësh që po instalojnë një laborator fiks në Vjosë, vjen lajmi se aktori Leonardo DiCaprio, fitues i çmimit Oscar, ka reaguar gjithashtu kundër vendimit të Qeverisë shqiptare për të ndërtuar tetë hidrocentrale në Vjosë.
Vjosa është lumi i vetëm në gjendje të egër i mbetur në Evropë.
Në profilin e tij në Instagram, ku ndiqet nga 37 milionë njerëz, Di Caprio ka shpërndarë videon dhe tekstin e The Associated Press ku flitet për planet që i japin fund veçantisë së lumit shqiptar.
Në postimin e Dicaprio, thuhet ndër të tjera:
Ky është lumi i fundit i egër në Evropë. Por për sa kohë?
Lumi Vjosa përshkon shpatet e mbuluara me pyje nga malet e Pindit në Greqis deri në brigjet e Adriatikut në Shqipëri.
Qeveria e Shqipërisë ka vendosur në lëvizje planet për të ngritur digë në Vjosë për të gjeneruar energji elektrike të nevojshme për një nga vendet më të varfëra të Evropës, me tetë diga të planifikuara për ndërtim përgjatë lumit.
Është pjesë e “bum”-eve të hidrocentraleve botërore, kryesisht në Azinë Juglindore, Amerikën e Jugut, Afrikë dhe në pjesë më pak të zhvilluara të Evropës. Por kritikët thonë se përfitimet e hidrocentraleve janë të mbivlerësuara – dhe theksojnë dëmet që digat mund të sjellin.
Digat bllokojnë rrjedhën natyrale të ujit dhe sedimenteve. Ato gjithashtu mund të ndryshojnë kiminë e ujit.
Lumenjtë janë një pjesë thelbësore e ciklit global të ujit. Ato veprojnë si arterie të natyrës, duke mbartur energji dhe lëndë ushqyese nëpër peizazhe të gjera, duke siguruar ujë, ushqim dhe industri.Dita