panele diellore, britania e madhe, mjedisi

Trenat me energji diellore

Më të rejat

Heqja e lëndëve djegëse nga hekurudhat do të zvogëlojë kostot, sjell përfitime për për komunitetin dhe ndihmon në zgjidhjen e krizës së klimës

Ferma e parë diellore në botë që do të furnizojë direkt një linjë hekurudhore mund të vendosë themelet për trenat e parë me energji diellore.

Ndërmarrja Riding Sunbeams ka instaluar rreth 100 panele diellore pranë një stacioni treni në Aldershot, në Anglinë juglindore.

Rrjeti Hekurudhor, i cili menaxhon pjesën më të madhe të infrastrukturës hekurudhore në  Britani, ka financuar miliarda paund për të elektrizuar linjat hekurudhore dhe synon ta bëjë këtë me energji diellore, nëse projekti pilot është i suksesshëm. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar synon të eliminojë përdorimin e naftës në rrjetin hekurudhor deri në vitin 2040.

Nëse është i suksesshëm, projekti Aldershot, mund të sigurojë informacione për projekte më të mëdha që do të furnizonin drejtpërdrejt me energji diellore trenat, metrotë dhe tramvajet në të gjithë vendin, dhe rreth botës.

“Heqja e lëndëve djegëse nga hekurudhat do të zvogëlojë kostot, sjell përfitime për për komunitetin dhe ndihmon në zgjidhjen e krizës së klimës”, tha Leo Murray, Drejtor i Riding Sunbeams, në një deklaratë, shkruan shqip.

Panelet diellore janë përdorur tashmë për të furnizuar disa stacione treni dhe automjete në të gjithë botën, ndërsa në Australi, është prodhuar një tren me energji diellore me bateri.

Leave a Reply