plants going extinct, ecology, envorenment

Alarmi i zhdukjës

Më të rejat

Foto: sustainability-times

Bimët po zhduken deri në 350 herë me pasoja shkatërruese për speciet unike

Një raport i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se 1 milion lloje bimësh janë kërcënuar nga zhdukja. Kohët e fundit, 571 specie bimore u shpallën të zhdukura.

Zhdukjet kanë ndodhur për aq kohë sa jeta ka ekzistuar në Tokë por hulumtuesit kanë zbuluar se disa bimë po zhduken deri në 350 herë më shpejt se mesatarja historike – me pasoja shkatërruese për speciet unike.

Foto: newstalk.

Matja e shkallës së zhdukjes është e vështirë për shkak se bimët nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë, për shembull, Madagaskari është shtëpia e rreth 12,000 specieve bimore, nga të cilat 80% janë endemike.

Bazuar në hulumtim “pikat e nxehta” që janë  në nivele të jashtëzakonshme të biodiversitetit në rrezik të rëndë nga shkatërrimi njerëzor pritet të humbasin akoma dhe më shumë bimë.

Bujqësia dhe urbanizimi ishin shtytës të rëndësishëm të zhdukjes së bimëve në pikat e nxehta dhe ato të ftohta, duke konfirmuar besimin e përgjithshëm se shkatërrimi i habitatit është shkaku kryesor i shumicës së zhdukjeve, shkruan scan.

Nivelet e fundit të zhdukjes, në kulmin e tyre, ishin 350 herë më të larta se nivelet historike të zhdukjes.

Shkencëtarët kanë spekuluar më parë se zhdukjet moderne të bimëve do të tejkalojnë nivelet e sfondit me disa mijëra herë gjatë 80 viteve të ardhshme.

Leave a Reply