Prishtina fillon të marrë frymë
‘Te Pema’ me qëllim vetëdijesimin dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit
Sot në sheshin Zahir Pajaziti Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me ICK – Inovation Centre Kosovo përuruan pesë njësi shtesë të këndeve “Te Pema”.
‘Te Pema’ është pjesë e inkubatorit të Inovation Centre Kosova i cili ka për qëllim vetëdijesimin dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit
TE Pema është kompani e gjelbër dhe që krijon zgjidhje të qëndrueshme për hapësirat ku jetojmë. Qëllimi i kompanisë është të përmirësoj cilësinë e ajrit në hapësira të jashtme dhe të brendshme duke dizajnuar produkte të përdorshme që përmbajnë gjelbërim. TE Pema jep zgjidhje për pastrimin e ajrit që përkrahet nga Innovation Centre Kosovo.
TE Pema ka prodhuar ulëse për hapësira të jashtme, model T, me panel të gjelbëruara që është i barabartë me 70 pemë për nga pastrimi i ajrit. Që nga prototipi i parë, kompania ka avancuar produktin në dy modele të ndryshme dhe modeli i përditësuar me ujitje automatike dhe karakteristika të mençura. Kompania përpiqet vazhdimisht ti sjellë produktit tonë bazë risi dhe është shumë e fokusuar në hulumtime dhe zhvillim.