Gjiu i mbushur me korale plastike
Foto: sg.news
Mijëra qese plastike u tërhoqën nga deti Egje në ishullin Andros të Greqisë këtë muaj, nga një ekip ambientalistësh dhe zhytësish, të cilët e përshkruan atë që gjetën si një “gji të mbushur me korale plastike”. “Ishte një gjë shumë e frikshme për t’u parë“, tha Arabella Ross, një zhytës vullnetar i Aegean Rebreath, një grup i themeluar në vitin 2017 për të kryer pastrime nënujore dhe bregdetare. “Me të vërtetë më tronditi dhe mendoj se me të vërtetë tronditi të gjithë ata që ishin prezent”, shkruan euronews.
Gjatë verës, sasia e mbeturinave plastike rritet me 40% dhe shumica e tyre përfundojnë në det. Rreth 87% e mbeturinave të menaxhuara dobët përfundojnë në natyrë, duke rritur sasinë e ndotjes, tha Fondi Wide World për Natyrën (WWF). Mesdheu është ndër detet me nivelet më të larta të ndotjes plastike në botë, sipas një raporti WWF. Ai përmban vetëm 1% të ujit në botë, por strehon 7% të mikroplastikës së botës.