Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (3)
A mbrohet mjedisi me dokumente zyrtare?!
Autore Behare Bajraktari
Të gjithë njerëzit, deklarativisht, thonë se janë dashamirës të gjelbërimit, prandaj duhet të jen edhe përgjegjës për shëndetin e tyre të cilin e rrezikon ndotja e mjedisit.
Në BE për rreth 30 vjet janë nxjerr mbi 200 direktiva e rregullore që janë në fuqi për mjedisin, në raste të shkeljeve të rënda të ligjit mjedisor. Kjo ka nxitur nevojën e nxjerrjes së një direktive, të veçantë (Direktiva Nr. 2008/99/EC për mbrojtjen e mjedisit përmes ligjit penal), për luftimin e krimit mjedisor përmes sanksioneve penale efektive e proporcionale për veprat e rënda penale mjedisore. Kjo direktivë përfshin një listë të veprave penale mjedisore që duhet të konsiderohen të tilla në të gjitha shtetet anëtare, nëse kryhen me qëllim ose edhe nga pakujdesia e rëndë.
Përkundër ligjeve të avancuara, në Kosovë, ashtu siç është edhe Ligji për mbojtjen e mjedisi dhe ligjet tjera në fuqi që e dënojnë degradimin e mjedisit, nuk ka ndonjë veprim konkret për të. Kjo gjendje do të zbutej me zhvillimin e bujqësisë urbane, ngjashëm me shumë përvoja europiane.
Në pyetjen drejtuar kryetarit të komisionit parlamentar për mjedis z.Muharrem Nitaj, për kë çështje, ka thënë : “Fatkeqësisht jemi shumë larg bujqësisë urbane. Ne, po kemi telashe me zhvillimin e bujqësisë rurale, e lëre më të mendohet për forma alternative të zhvillimit të saj. Ka mijëra hektarë që janë djerrë dhe nuk punohen”.
Por të mos punurit e tokës dhe nevoja për një bujqësi urbane në qytete të betonizuara siç janë shumë vendbanime të Kosoves, ku për të keq prinë Prishtina, nuk është e njëjta temë. Dhe asgjë se ndalon të gjelbërohet qyteti, nëse diku në ndonjë zonë toka nuk punohet për arsye të tjera.
Ndër këto vite prioritetet mjedisore kishin të bënin me
kompletimin e
legjislacionit mjedisor në harmoni me legjislacionin e BE-së,
përmbushjen graduale të standardeve të BE-së dhe zbatimin efikas, si dhe
përfshirjen e legjislacionit dhe metodologjive mjedisore në të gjithë sektorët,
krijimin dhe zgjerimin e institucioneve për zbatimin e politikave mjedisore .
Pra tërë këto vite s’është ndërmarrë asgjë për ta mbrojtur mjedisn, përveç në
letër.
Përkundër mungesave të theksuara të të dhënave zyrtare, Banka
Botërore kohë më parë kishte paraqitur koston vjetore, të degradimit
mjedisor në Kosovë e cila llogaritej në 123 milionë deri 323 milionë € në vitin
2010.
Ndërsa jeta e banorëve të Prishtinës bëhet me e vështirë
sidomos për të sëmurët kronikë. Njëri ndër ta është edhe Arbër K. 40 vjeçe ku
për shkak të ndotjës së ajrit ai thotë: “Si te të gjithë të sëmuret kronik edhe
për mua ndotja e ajrit sjell shumë veshtirësi, duke filluar prej plogështisë,
humbjes se humorit e deri te dhimbjet. Secila vizite në fshat është një dhuratë
e cila i kthen të gjitha ato që tinëzisht na i merr qyteti”, thotë Arbëri nga
Prishtina.
Ndërsa, çmimi i ndotjes së ajrit në viset urbane, me ndikimin
më të rëndë shëndetësor që shkaktohen nga grimcat të cilat mbajnë përgjegjësinë
për vdekjet nga sëmundjet kardiopulmonare, nga kanceri në mushkëri dhe për
bronkitin kronik e sëmundjet tjera të frymarrjes, shkon prej 37 miliona €
deri në 158 miliona € në vit, sipas të dhënave të Bankës Botërore. Sipas të
dhënava të bëra publike, ndotja e ajrit llogaritet se shkakton 835 vdekje të
parakohshme, 310 raste të reja të bronkitit kronik, 600 shtrirje në spital dhe
11.600 vizita në emergjencë në çdo vit.
Ky çmim del shumë më lartë se sa parandalimi i këtyre
sëmundjeve, me mbrojtjen e mjedisit, e një nga to është edhe bujqësia urbane,
që kërkon më shumë dije e kujdes se sa para!