Investon një miliardë dollarë për ndryshimet klimatike

Më të rejat
https://www.cnbc.com/video/2019/07/22/microsoft-just-announced-a-1-billion-investment-in-elon-musks-openai.html

Gjiganti i Redmond do të investojë një miliard dollarë tek OpenAI, (kompani e themeluar nga Musk dhe miliarderë të tjerë të Silicon Valley) për zhvillimin e inteligjencës artificiale, e aftë për t’u marrë me probleme shumë më komplekse sesa ato që janë në gjendje të zgjidhin deri tani.

“Sistemet moderne të inteligjencës artificiale punojnë mirë për probleme specifike për të cilat ata janë trajnuar, por sistemet e inteligjencës artificiale që mund të ndihmojnë në trajtimin e disa prej problemeve më të vështira në botë, do të kërkojnë përgjithësimin dhe përdorimin e teknologjive të shumëfishta”, thonë ata.

OpenAI dhe Microsoft njoftuan se do të punojnë në zhvillimin e inteligjencës artificiale të përgjithshme për të ndihmuar në zgjidhjen e disa prej sfidave më të mëdha në botë, të tilla si ndryshimet klimatike./cnbc

Leave a Reply